LAJMI I FUNDIT:

Vidhet automjeti i policisë “i mbrojtur nga vjedhjet”

Vidhet automjeti i policisë “i mbrojtur nga vjedhjet”

Një automjet i policisë, i pajisur me teknologjinë e fundit kundër vjedhjes, me vlerë prej rreth 100 eurosh, është vjedhur në Berlin – pasi që policët e kishin lënë të hapur dhe me çelës në pajisjen ndezëse.

BMW-ja speciale, e cila përmban pajisje të teknologjisë së lartë për vëzhgim, brava elektronike te sofistikuara si dhe, bllokues për të bërë atë të mbrojtur nga vjedhja, ishte krenaria e forcës policore të Berlinit.

Por ajo është vjedhur në një lagje të qytetit kur dy policët kishin dalë për të ndjekur një vjedhës makinash në këmbë, pasi që ai e kishte braktisur automjetin që e kishte vjedhur paraprakisht.

Krimineli iu kishte ikur dhe kur policët u kthyen prapa panë se BMW-ja e shtrenjtë kishte “avulluar”.


Të dy policët janë duke u përballur me masa disiplinore. Shefat e policisë kanë deklaruar se nuk e kanë as idenë më të vogël se kush ka mundur të vidhte automjetin dhe se ende janë në kërkim të tij.