LAJMI I FUNDIT:

Ngrihet nga arkivoli gjatë varrimit

Ngrihet nga arkivoli gjatë varrimit

Në një fshat kilian është mbajtur një ceremoni e pazakontë varrimi – një 81-vjeçar është ngritur nga arkivoli i tij, duke i tmerruar të afërmit e tij, të cilët deri në atë moment e kishin vajtuar.

Anëtarët e familjes së Feliberto Carrascos, pensionist 81-vjeçar nga Angol, kishin qenë të sigurt se ai kishte ndërruar jetë në momentin që e kishin gjetur trupin e tij të palëvizshëm dhe të ftohur. Duke vlerësuar se nuk ka nevojë që ta konstatojnë vdekjen, ata kishin thirrur njerëzit në varrim dhe e kishin veshur atë në rrobat më të mira.

"Nuk kam mundur të besoj. Më është dukur se po më bëjnë sytë, andaj edhe i kam mbyllur ata", ka thënë për gazetën "Ultimas Noticias" djali i vëllait të tij Pedro.

"Kur i hapa sytë sërish, e pashë që axha po më shikonte. Kam filluar të qajë dhe vrapova të gjeja diç sa më shpejtë që ta nxirrnim atë nga arkivoli", ka shtuar ai.


Njeriu i cili “u zgjua nga të vdekurit” ka thënë se nuk kishte asnjë dhimbje, dhe vetëm kishte kërkuar një gotë ujë.