LAJMI I FUNDIT:

Vozit 120 kilometra në drejtim të kundërt

Vozit 120 kilometra në drejtim të kundërt

Një vozitës 71-vjeçar ka nxitur panik natën në mes të shtunës dhe të dielës në një autostradë italiane, pasi që ka vozitur 120 kilometra në mes të Bolonjës dhe Modenas, në drejtimin e kundërt, ka njoftuar agjencia Ansa.

Italianin e çorientuar, pas një ndjekje të gjatë dhe disa incidenteve të cilat rezultuan me dy të lënduar lehtë e ka ndaluar policia në autostradën kryesore në veri të vendit.

Mashkulli, me prejardhje nga Modena, është futur gabimisht në drejtim të kundërt, dhe sipas tij, as që e ka pasur idenë se nuk ishte në rrugë të mbarë.