LAJMI I FUNDIT:

Dashuria me gjemba e vëllezërve bullgarë!

Dashuria me gjemba e vëllezërve bullgarë!

Dy vëllezër bullgarë kanë ndarë shtëpinë e tyre me tel gjembor, pasi që kanë hedhur njëri-tjetrin në gjyq, më shumë se dyqind herë.

Taso Hadjiev, 74-vjeçar, dhe vëllai i tij Asen, 75-vjeçar, nga Malka Arda në Bullgari, herën e parë kishin paditur njëri-tjetrin në vitin 1968, për shkak të një kontesti pronësor, respektivisht tokës, që ua kishin lënë trashëgimi prindërit e tyre të ndjerë.

Që prej atëherë, ata kanë pasur telashe të vazhdueshme, dhe asnjëri prej tyre nuk ka arritur të tubonte para të mjaftueshme për t’u larguar nga shtëpia ku janë rritur, sepse krejt të ardhurat i kishin shpenzuar për t’i paguar avokatët.

Fqinja e tyre Sabka Shehova ka thënë: "Janë kapur pas kësaj gjëje me vite të tëra. Ata shkojnë në gjykatë për çfarëdo arsye të vjetër që ju shkon ndërmend, dhe shumica prej padive nuk ka të bëj me realitetin, por ata thjesht dëshirojnë të padisin njëri-tjetrin”.


"Ata janë kapur pas kësaj gjëje aq gjatë saqë, vështirë iu kujtohet pse kanë shkuar herën e parë në gjyq. Është si të shikosh një telenovelë", ka thënë Shehova.