LAJMI I FUNDIT:

10-vjeçari merr rrugë qindra kilometërshe

10-vjeçari merr rrugë qindra kilometërshe

Një djalosh dhjetëvjeçar të cilin e kishte marrë malli për gjyshin dhe gjyshen e tij, nuk ka përtuar që, pa përcjelljen e askujt, të merrte rrugë qindra kilometëshe për t’i vizituar ata – mirëpo nuk ka arritur deri tek caku. Djaloshin e ka takuar një konduktor i sinqertë, i cili e ka "dorëzuar" atë tek prindërit e tij.

Djaloshi nga qyteti Manheim kishte vendosur të vizitonte gjyshin e gjyshen, që jetojnë në Lituani, prandaj të shtunën kishte hipur në një tren, pa i njoftuar prindërit e tij paraprakisht.

Udhëtimi i tij kishte marrë fund pas 200 kilometrash, kur konduktori e ka kuptuar se djaloshi nuk kishte biletë dhe ishte pa përcjellje të prindërve, andaj menjëherë e kishte lajmëruar policinë.

Djaloshi i “pafat” natën e kishte kaluar në një shtëpi për fëmijë, ku të dielën kishte ardhur e ëma e tij e brengosur, për ta kthyer në shtëpi. Ajo pak kohë pasi kishte kuptuar se i biri i saj nuk ishte askund kishte lajmëruar policinë lokale për humbjen e tij.