LAJMI I FUNDIT:

“Prifti” kontrabandues i kokainës

“Prifti” kontrabandues i kokainës

Një njeri, i cili ka pohuar të jetë një prift katolik, është arrestuar në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, pasi që policia i ka gjetur kokainë ndër rroba.

I dyshuari anonim fillimisht refuzoi të kalonte nëpër një kontroll rutinor të trupit “për arsye fetare”, ka thënë policia holandeze. Më pas i dyshuari është vërejtur duke u transferuar në një sportel tjetër të aeroportit.

Ai u kontrollua dhe më shumë se tre kilogramë të kokainës iu gjetën në pako të ngjitura rreth trupit të tij.

"Kemi parë shumë gjëra, topa bejsbolli të mbushur me kokainë, shishe të verës, por kjo është hera e parë të shohim këtë gjë", ka thënë zëdhënësi i policisë, Robert van Kapel.


Personi, i cili po udhëtonte nga Bolivia, ka vazhduar të këmbëngulte se ishte prift dhe të drejtat e tij ishin shkelur nga kontrolli.

Van Kapel ka shtuar: "Nëse dëshiron të hysh (në Evropë) duhet të kalosh nëpër kontroll të sigurisë, duhet të bashkëpunosh dhe nuk mund të refuzosh të kontrollohet trupi. Ai do të sillet para gjykatësit".