LAJMI I FUNDIT:

Ngjitet për krevat që të mos shkonte në shkollë

Ngjitet për krevat që të mos shkonte në shkollë

Një fëmijë dhjetëvjeçar, në qytetin meksikan Monterrey, është ngjitur për krevat për të penguar shkuarjen e tij në shkollë, kanë njoftuar mediat meksikane.

Diego ka dashur që me çdo çmim të evitonte të shkonte në ditën e parë të shkollës pas festave, dhe për këtë qëllim, ai ka përdorë një metodë që nuk zbatohet çdo ditë. Ai është lidhur për krevat me rripa të lëkurës, dhe është lyer me ngjitës industrial, duke ua vështirësuar të tjerëve që ta largojnë atë nga krevati.

Ekspertët e mbrojtjes civile, të cilët janë ftuar, pasi që askujt si ka shkuar për dore të shkoqte djaloshin nga shtrati, kanë arritur ta lirojnë atë me ndihmën e tretësve të fortë.

Diego në fund ka arritur në shkollë, edhe pse me vonesë, dhe për këtë vonesë ka “fituar” dy orë të paarsyeshme.