LAJMI I FUNDIT:

Një burrë gjen mi të ngordhur në birrën e tij

Një burrë gjen mi të ngordhur në birrën e tij

Një rumun është dërguar shpejt në spital pasi që kishte gjetur një mi të ngordhur në shishen e tij të birrës. Mihai Stanescu, 32-vjeçar, nga qyteti Bacau i Rumanisë, ka përfunduar në emergjencën e spitalit për shkak të helmimit me ushqim.

"Thjesht e hapa shishen e birrës dhe ia qova disa gllënjka. Shija ishte shumë e çuditshme dhe kur e shikova më afër e pashë një mi duke notuar në birrën time", ka thënë ai.

Burri ka alarmuar zyrtarët lokalë për mbrojtjen e konsumatorëve të cilët kanë nisur një hetim.

Inspektori kryesor i standardeve tregtare Mihai Miclaus ka thënë: "Ne do të kontrollojmë të gjitha paketimet e birrave për të parë nëse ka raste tjera të tilla. Më pas do të kontaktojmë prodhuesin dhe të shohim kush është përgjegjës për këtë gjë".