LAJMI I FUNDIT:

Policia italiane arreston Robin Hoodin

Policia italiane arreston Robin Hoodin

Policia italiane ka arrestuar një mashkull, i cili kishte tentuar të plaçkiste një pompë të benzinës i armatosur me hark dhe shigjetë. Marco Verdi, 29-vjeçar, është arrestuar në Varese, ku arkëtarit të pompës së benzinës ia kishte drejtuar shigjetën për ta plaçkitur atë.

Megjithatë, punëtori i pompës kishte arritur të vinte në funksion alarmin e fshehtë, dhe më pastaj, edhe t’i kundërpërgjigjej plaçkitësit të hutuar. Në një përleshje fizike, ai e kishte mposhtur atë dhe mbajtur, derisa kishte arritur policia.