LAJMI I FUNDIT:

I shpëton goditjes nga vetëtima!

I shpëton goditjes nga vetëtima!

Një tinejxher ka shpëtuar pa lëndime, pasi ishte goditur nga rrufeja derisa kishte qenë duke u pastruar. Abbie Jackson, 17-vjeçar, ishte goditur nga vetëtima derisa kishte qenë duke bërë dush në banjën e tij në Blandford, Dorset.

"E pashë vetëtimën sesi vinte përmes dritares. E kam ngritur dorën, ndërsa dorashka e dushit më ra nga dora”, ka shpjeguar Abbie, për gazetën Mirror.

"Bubullima është dëgjuar brenda shtëpisë dhe ishte diçka shumë e frikshme. Abbie erdhi dhe më tregoi se çfarë kishte ngjarë”, ka thënë nëna e djaloshit, Tracy.