LAJMI I FUNDIT:

Ballafaqohet me burg për shkak të shtëpisë roze

Ballafaqohet me burg për shkak të shtëpisë roze

Një pensionist italian mund të dënohet me 5-vjet burg, për shkak se ka ngjyrosur shtëpinë e tij me ngjyrë rozë. Giuliani Contadino, 75-vjeçar, ka shkelur ligjin ngase shtëpia e tij gjendet në parkun kombëtar Cinque Terre – që është i mbrojtur nga UNESCO.

"Erdhën disa policë dhe më thanë se nuk kam vepruar drejt. Unë u thash atyre se mund të më ndihmojnë ta ringjyrosim shtëpinë dhe ta kthejmë atë në gjendjen e mëparshme”, ka thënë Contadino.