LAJMI I FUNDIT:

Angli, gazeta më e vogël në botë thyen rekordin

Angli, gazeta më e vogël në botë thyen rekordin

First News është gazeta më e vogël që është botuar ndonjëherë. Masa dhe forma nuk kanë rëndësi për lajmin, pasi është kjo gazetë për fëmijë nga mosha 7 deri në 14 vjeç që ka thyer rekordin.

Ashtu si të gjitha gazetat e tjera ajo përmban lajme, vetëm se në format të vogël. First News është regjistruar në librin Guinnes të rekordeve si gazeta më e vogël në botë.

Ajo u botua më 8 nëntor në Londër, Angli. Gazeta për fëmijë përmban lajme shkencore, lajme nga bota e kafshëve dhe krijime artistike. Në faqet e brendshme do të gjeni hapësirë për lojëra, lajme udhëtimi, lajme nga shkollat. Kjo gazetë ka një faqe enkas për prindërit dhe një për mësuesit. /mia/