LAJMI I FUNDIT:

Tash edhe arinjtë vjedhin veturat

Tash edhe arinjtë vjedhin veturat

Policia në New Jersey dyshon se një ari e ka vjedhur, e më pastaj edhe vozitur, veturën e një personi. Polici Dave Dehard e kishte gjetur makinën anash një rruge në Vernon Township, ka raportuar televizioni Court TV. Vetura e gjetur kishte pasur të thyer një xham dhe derë të prishur.

Zëdhënësi i policisë, Sean Talt ka thënë: "Mendojmë se bëhet fjalë për një ari, sepse kemi gjetur qime të ariut brenda në veturë”.