LAJMI I FUNDIT:

Billbordi që ecën

Billbordi që ecën

Një person nga Dorseti iu ka ofruar firmave të ndryshme shansin, që t’i reklamojnë produktet e tyre në shpinën e tij. Jonathan Mothers, 25-vjeçar, ka kërkuar 1 milionë funte që të bartë tatuazhe reklamuese në shpinë, gjatë gjithë jetës së tij, ka bërë të ditur gazeta The Sun.

“Billbordi që ecën”, planifikon që me paratë e fituara të udhëtojë në mbarë botën, dhe t’u tregojë sa më shumë njerëzve që është e mundur, reklamën në shpinën e tij.

Jonathan, një agjent patundshmërie nga Blandford, tashmë ka filluar ta reklamojë idenë e tij në internet. "Kam marrë oferta të shumta, ndërsa nëse bëhen më shumë firma që dëshirojnë të reklamohen, atëherë do t’më duhet ta ndajë sipërfaqen e shpinës në disa pjesë – dhe ta shes atë pjesë-pjesë”, ka thënë ai.