LAJMI I FUNDIT:

I dehur thërret policinë dhe mbetet pa patentë shofer

I dehur thërret policinë dhe mbetet pa patentë shofer

Një motoçiklist austriak i dehur tapë, nuk ka arritur të ndërronte gomën e motoçikletës – dhe në vend të thërriste auto-servisin, ai gabimisht ka thirrur policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ia ka marrë patentë shoferin, ka bërë të ditur të enjten policia austriake.

"Ai kishte ngatërruar numrat e shërbimit me ata të policisë”, ka thënë një zyrtar i policisë i qytetit Andau për agjencinë Reuters.