LAJMI I FUNDIT:

Nëntë ditë e pavarrosur

Nëntë ditë e pavarrosur

Trupi i pajetë i një plake 76-vjeçare është gjetur në banesën e saj, në Vjenë, nëntë ditë pasi kishte vdekur. Trupi i saj kishte mbetur aty, ngase mjeku i cili e kishte konstatuar vdekjen e saj, kishte harruar ta regjistronte atë në listën e të vdekurve, respektivisht në regjistrin e personave që duhet varrosur, kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij qyteti.

Trupi i pajetë i plakës ishte zbuluar pas ankesave të fqinjëve të saj për kundërmimit e padurueshëm që vinte nga fqinjësia, ka bërë të ditur, Andreas Flaschner, zëdhënës i Departamentit të Vjenës për dezinfektim.