Ikja më spektakolare nga burgu ndonjëherë është ajo e vitit 1962, nga burgu i sigurisë më të lartë ndonjëherë - Alkatraz.
Modeli i ri kompjuterik tani sugjeron se nëse ata ikën gjatë mesnatës, ishin në gjendje që të arrijnë gjallë nga ishulli në breg. Në të kundërtën, ka shumë gjasa të kenë vdekur në ujërat e ftohta të San Franciscos së SHBA-ve, transmeton Telegrafi.
Ky hulumtim është kryer nga shkencëtarët holandezë nga Universiteti i Delft dhe Institutit Deltares.
Kjo ikje – sipas së cilës është bërë edhe filmi i vitit 1979, “Escape from Alcatraz”(Ikja nga Alkatrazi, ku rolin kryesor e ka Clint Eastwood) – është një nga më të guximshmet dhe më të ndërlikuarat të kryera ndonjëherë.
Tre grabitësit e bankave – Clarence Anglin, John Anglin dhe Frank Morris – me muaj të tërë kanë gërmuar një tunel me anë të lugëve të mprehura për të shpëtuar nga qelitë e tyre.
Në mesnatën e 11 qershorit të vitit 1962, treshja e guximshme vë në shtretërit e tyre maska të bëra nga sapuni, letrat higjienike dhe flokët, ndërsa në heshtje u larguan nga burgu që më parë njihej si më i vështiri e më i siguruari në botë.
Supozohet se këta të tre bënë një barkë nga plastika dhe u futën në të, ndërsa udhëtuan drejt San Franciscos.
Përkundër kërkimeve intensive, të arratisurit kurrë nuk u gjetën. Ende nuk dihet nëse ata arritën në breg apo vdiqën në ujërat e ftohta, transmeton Telegrafi.
Një ekip i hulumtuesve holandezë u përpoq që të hedh dritë mbi këtë rast, që mbetet mister për 52 vite.
Rolf Hut pohoi se ai dhe kolegët e tij janë duke punuar në modelin hidraulik, të quajtur 3Di, që përdoret shfrytëzohet për të simuluar lëvizjen e trupave ujorë delta dhe gjire.
Shkencëtarët sërish po përpiqen që të analizojnë se çfarë ka ndodhur në vitin 1962.
“Nuk e dimë kohën e saktë kur këta të burgosur kanë nisur anijet e tyre, kështu që kemi vendosur të vëmë në lëvizje nga vende të ndryshme 50 anije virtuale, çdo 30 minuta, në mes orës 20 pasdite dhe 4:00 të mëngjesit. Na interesonte se ku kanë përfunduar anijet”, tha eksperti i simulimit, Fedor Baart.
Shkencëtarët kanë dalë me konkluzione interesante. Ata zbuluan se nëse të burgosurit u arratisen në orët e para të mesnatës, me siguri të plotë mund të thuhet se kanë vdekur.
“Në rastin më të keq, lundrimi do të ishte i paefektshëm sepse batica do t’i shtynte në oqean dhe aty do të vdisnin nga hipotermia. Gjiri i San Francisko ka një prej rrymave më të forta ujore që kalon nën urën Golden Gate. Megjithatë, nëse kanë hyrë në ujë më vonë, pas orës 1:00 të mëngjesit, batica do të ndryshonte procesin dhe ikja do të kishte zhvillim tjetër”, thonë ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova