LAJMI I FUNDIT:

Afera “Hollande”: Zonja e parë e Francës, ende në spital

Afera “Hollande”: Zonja e parë e Francës, ende në spital

Zonja e parë e Francës, Valerie Trierweiler, vazhdon të qëndrojë në spital qëkur një revistë franceze publikoi lajmin se presidenti francez, Francois Hollande, ka një aferë dashurie.

Ajo është dashur ta lëshojë spitalin sot, por doktorët e kanë këshilluar të qëndrojë ende për shkak të pushimit që i nevojitet.

Trierweiler shkoi në spital të premten, pak pasi revista “Closer” njoftoi se Hollande, ka aferë me aktoren Julie Gayet.

LEXO PO ASHTU: Kjo është Zonja e Parë e Francës (Foto)


Hollande nuk i kishte mohuar raportet e tilla, por kishte protestuar për shkak të ndërhyrjes në privatësinë e tij.

Presidenti dhe Trierweiler janë së bashku që nga viti 2007.

Konferenca e presidentit e paraparë për të martën lidhur me ekonominë, tani do të fokusohet në jetën private të Hollandet, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

LEXO PO ASHTU: Twitteri – problem për presidentin e Francës!?

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se Hollande është një nga presidentët më pak të popullarizuar nga të gjithë presidentet francezë.

“Closer” publikoi një artikull shtatë faqesh rreth aferës Hollande-Gayet. Në artikullin e ilustruar me fotografi, shihej një burrë që mendohet të jetë presidenti, duke vizituar një apartament afër pallatit Elize, në të njëjtën kohë si Gayet.

LEXO PO ASHTU: “I adhuron gratë më shumë se Sarkozy”

Trierweiler është partnerja zyrtare e Hollande dhe jeton me të në Pallatin Elize.

Presidenti Hollande, i cili nuk është martuar kurrë, u nda nga partnerja e mëparshme, politikania socialiste, Segolene Royal. /Telegrafi/