LAJMI I FUNDIT:

90 muaj burg për dy vëllezërit që plagosën mjekun Ognenoviq

90 muaj burg për dy vëllezërit që plagosën mjekun Ognenoviq

I.N është dënuar me 5 vjet e gjysëm burg ndërsa vëllai i tij A.N me dy vjet burg me kusht pasi në nëntorin e kaluar sulmuan mjekun Lubomir Ognenoviq në klinikën digjestive në Shkup, shkruan Fakte.net

Pas një operacioni të pasuksesshëm që mjeku ia kishte bërë nënës së dy vëllezërve, ajo kishte ndërruar jetë. Të revoltuar, vëllezërit e kishin sulmuar fizikisht mjekun ndërsa i pari kishte qëlluar me shtatë plumba, nga të cilët dy përfunduan në trupin e mjekut.

Në gjykatë, I.N kërkoi falje nga mjeku dhe pranoi fajin, ndërsa ky i fundit filloi procedurë për dëmshpërblim. Edhe spitali kërkon rreth 400 euro dëmshpërblim për xhamat e thyer nga plumbat./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Filloi marrja në pyetje e dy vëllezërve që shtënë me armë ndaj mjekut