Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 74 vjetorin e themelimit të NATO-s, ka deklaruar se edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e kësaj Aleance, ajo mbetet vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s.
“Ky kapitull historie duhet kujtuar veçanërisht në datën historike të 4 prillit, sikur sot, kur shënohet përvjetori i 74-të i themelimit të NATO-s”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri ka shtuar se 24 vite më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO nisi operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë.
“Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë. Fushata ajrore e NATO-s e pasuar nga ndërhyrja ushtarake tokësore, erdhi si një ndërhyrje e shumëkërkuar dhe e shumëpritur që bashkë me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i sollën lirinë Kosovës. Që nga atëherë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është partneri kryesor i institucioneve të Kosovës për siguri në vend”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka shtuar se bashkë me kujtimet plot mirënjohje që Kosova ruan për historinë e angazhimit të NATO-s për tu çliruar, Republika e Kosovës do të vazhdojë të ndjekë hapat e nevojshëm brenda institucioneve të saj dhe në arenën ndërkombëtare, drejt anëtarësimit tonë në NATO.
Postimi i plotë:
Megjithëse ende nuk është anëtare e NATO-s, mes vendeve aspirante për anëtarësim në këtë traktat, Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s! Ky kapitull historie duhet kujtuar veçanërisht në datën historike të 4 prillit, sikur sot, kur shënohet përvjetori i 74-të i themelimit të NATO-s. Më 4 prill 1949, në Washington D.C., një komitet i kryesuar nga diplomati amerikan Theodore Achilles, hodhi firmat në dokumentin themeltar të kësaj aleance që u emërtua: North Atlantic Treaty Organization apo sipas akronimit NATO. Fillimisht, ky traktat kishte 12 shtete anëtare.
Në tekstin hyrës që i paraprinë dokumentit themeltar prej 14 pikash të këtij traktati, shkruhet që: “Palët në këtë Traktat ripohojnë besimin e tyre në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara si edhe dëshirën e tyre për të jetuar në paqe me të gjithë popujt dhe qeveritë. Ato janë të vendosura që të ruajnë lirinë, trashëgiminë e përbashkët dhe qytetërimin e popujve të tyre, të ngritura mbi themelet e parimeve të demokracisë, lirisë së individit dhe shtetit ligjor.”
Sfondi politik ndërkombëtar kur u themelua NATO-ja, ishte ai i një epoke kur bota ishte ende e sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore. Europa Perëndimore po rindërtohej përmes Programit Evropian për Rimëkëmbje apo Planit Marshall, duke mundësuar integrimin ekonomik mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq andej “perdës së hekurt”, vendet e Europës Lindore, satelite të Bashkimit Sovjetik të drejtuar nga diktatura staliniste, mbetën jashtë këtij plani. Kjo e thelloi ndarjen mes Lindjes dhe Perëndimit, duke vendosur konturet e Luftës së Ftohtë për 50 vitet e ardhshme, deri në rënien e Murit të Berlinit më 1989.
Si kundërpeshë ndajt traktatit të NATO-s, gjashtë vite më pas, më 14 maj 1955, në Varshavë, tetë shtete socialiste, mes të cilëve edhe Shqipëria që po jetonte një regjim diktatorial socialist, themeluan Traktatin e Varshavës. Më 1968, pas invazionit të trupave të këtij traktati në Çekosllovaki, Shqipëria doli nga Traktati i Varsshavës. 41 vite më pas, më 1 prill 2009, Shqipëria demokratike do të bëhej anëtare e NATO-s, duke e përforcuar fuqishëm strukturën ndërkombëtare të sigurisë për shtetin dhe kombin shqiptar. Që nga atëherë e deri sot, sipas një praktike ndërkombëtare që ndjekë parimin alfabetik, ekzonimi ndërkombëtar i Shqipërisë, “Albania”, që për 13 vite kishte qenë i pari në Traktatin e Varshavës, gjatë këtyre 14 viteve të fundit, radhitet i pari mes emrave të 30 shteteve anëtare të NATO-s.
Sot, në përvjetorin e 74-të të NATO-s, kësaj aleance po i bashkohet edhe shteti i 31-të anëtar: Finlanda! Kjo po vjen teksa Ukraina e ndihmuar nga aleatë perëndimorë, po lufton duke u mbrojtur nga invazioni rus. Lufta në Ukrainë sot, është realiteti faktik më i qartë për rëndësinë e ekzistencës së një aleance ushtarake mes vendeve të demokracive perëndimore euro-atlantike sikur NATO-ja.
24 vite më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO nisi operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë. Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë.
Ato ditë, për shkak të thirrjes në ndihmë NATO-s, shqiptarët e Kosovës janë mbase populli i vetëm që është vrarë edhe si hakmarrje ndaj NATO-s. “Ku është NATO?” dhe “Ku e keni NATO-n?”, janë dy fraza që ushtarët dhe policët serbë ua kanë thënë në mënyrë të përsëritur shqiptarëve në Kosovë, gjatë dëbimit dhe masakrave të kryera prej tyre mbi shqiptarët në pranverën e vitit 1999. Fushata ajrore e NATO-s e pasuar nga ndërhyrja ushtarake tokësore, erdhi si një ndërhyrje e shumëkërkuar dhe e shumëpritur që bashkë me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i sollën lirinë Kosovës. Që nga atëherë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është partneri kryesor i institucioneve të Kosovës për siguri në vend.
24 vite pas luftës në Kosovë, fundi i së cilës u përshpejtua pikërisht nga NATO-ja, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë janë përfshirë në misione paqeruajtëse përkrah trupave amerikane. Teksa po kalon nëpër një fazë të transformimit në ushtri me aftësi komplete ndërvepruese luftarake dhe kapacitete të plota ushtarake, trupat e FSK-së po vazhdojnë të trajnohen sipas kritereve të NATO-s dhe të rriten e aftësohen për luftë moderne, krah ushtrive të vendeve të NATO-s, ku Kosova aspiron të anëtarësohet sa më parë.
Bashkë me kujtimet plot mirënjohje që Kosova ruan për historinë e angazhimit të NATO-s për tu çliruar, Republika e Kosovës do të vazhdojë të ndjekë hapat e nevojshëm brenda institucioneve të saj dhe në arenën ndërkombëtare, drejt anëtarësimit tonë në NATO. Në Defender Europe 21 morëm pjesë me 330 ushtarë, ndërkaq këtë pranverë në Defender Europe 23 do të marrim pjesë me 1.365 ushtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?