LAJMI I FUNDIT:

5 ushqimet që rrisin mundësinë e ngjizjes

5 ushqimet që rrisin mundësinë e ngjizjes

Ushqimi është një faktor shumë i rëndësishëm për çiftet që po përpiqen të bëjnë një fëmijë. Çështja sigurisht nuk vlen vetëm për femrën, por edhe për mashkullin: Sasia e ushqimit në fakt është e lidhur ngushtë me atë të spermatozoidëve.

Ja cilat janë ushqimet që rrisin mundësinë e ngjizjes:

Karotat – Janë të pasura me karotenoide, që kanë antioksidantë të fuqishëm, të cilët ndihmojnë në forcimin e qelizave dhe nxisin pjellorinë. Mund t’i konsumoni të gjalla për të marrë vitaminat. Të pasura me karotenoide janë edhe rukola, brokoli, mango dhe pjepri.

Spinaqi – Është i pasur me vitaminë B9 (acidi folik). Ky ushqim ndihmon si femrat dhe meshkujt në rriten e aftësive të tyre pjellore, pasi Vitamina B9 ndikon në rritjen dhe ndarjen qelizore.


Thjerrëzat – Janë të pasura me hekur dhe luajnë rol thelbësor në ngjizje. Në dietë e balancuar me thjerrëza mund të eliminojë tërësisht rrezikun e dështimit.

Arrat – Përmbajnë yndyra dhe vitaminë E, të rëndësishme për prodhimin e qelizave të shëndetshme. Sipas një studimi të publikuar në Biology of Reproduction, Omega 3 që përmbajnë arrat janë në gjendje të rrisin vitalitetin e spermës mashkullore dhe të rrisin mundësinë për fekondimin e vezëve.

Akullorja – Jo vetëm akullorja, por një dietë e mirë e mbështetur tek qumështi mund të ndikojë pozitivisht në ovulimin e femrës. Gjithmonë duhet të keni parasysh konsultimin me një mjek specialist. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori