Ushqimi i pasur me qepë ka qenë i shijshëm, por kur zgjoheni në mëngjes goja e juaj mban erë të rëndë.
Çfarë të bëni? Kur aroma e gojës tuaj është prekur nga ushqimet me erë të keqe – zakonisht hudhrat, qepët ose nga mishi me erëza, por edhe peshku e djathi – juve ju nevojitet një freskues. Dhe në të shumtën e rasteve duhet të kalojnë 30 deri në 60 minuta kohë pasi të keni ngrënë (ndoshta edhe 24 orë ndonjëherë), që era e rëndë të kalojë. Derisa tentoni kot që vazhdimisht të pastroni gojën me brushë, provoni t’i kundërviheni ushqimeve të tilla me atë që është më e lehtë: me ushqime të tjera.
1. Limon
Përpini një prerje limon ose kafshoni një pjesë nga lëvorja – është e lehtë ta bëni edhe në restorant, ku shpesh shërbejnë garnitura limoni dhe nëse nuk ka, mund të porositni ujë me limon. Për rastet tjetra, sheqerkat e aromatizuara me limon ndihmojnë po ashtu shumë, dhe mund të sigurohen dhe ruhen pa vështirësi.
2. Majdanoz dhe garnitura tjera të gjelbra
Kur pasta e juaj e ngarkuar me hudhra ose hamburgeri i mbushur me qepë ju shërbehet me disa gjethe të gjelbra dhe majdanoz anash, konsideroni atë si një shenjë lajmëruese, jo vetëm një joshje për sy. Të përtypësh majdanozin pas ushqimit jep një erë të veçantë nga vajrat freskues të aromës gojore.
3. Molla dhe ushqime tjera të forta dhe të freskëta (dardha të forta, karota)
Ata kanë shumë përbërës ushqimor që nxisin prodhimin e pështymës dhe kjo ndikon si shpëlarje pastruese për gojën tuaj. Këndshëm!
4. Erëza të forta
Për zgjidhje më ekzotike, merrni ca anis, cardamom, koriandër, ose fara kopri në shportën tuaj kur të bleni ushqime. Përzieni pjesë të barabarta nga to, në një vazo të vogël të mbuluar dhe mbani në kuzhinë afër kripës dhe piperit. Përtypni disa fara dhe do të çlironi mjaft vajra për të aromatizuar gojën pas ushqimit me erë. Dhe do të shihni se goja juaj do të ketë shije mahnitëse.
5. Kërcej të mendrës ose kanellës
Secili prej këtyre aromatizuesve të fuqishëm dhe të shijshëm do të largojë shpejt aromën sulfurore të qepës dhe hudhrës. Plus, vajrat esenciale të kanellës do të vrasin disa lloje qelbëse të baktereve orale, të cilat aspirojnë të ndërtojnë shtëpi në gojën tuaj. Edhe çamçakëzët nga këto bimë janë po aq efektiv. Nëse zgjidhni çamçakëz të ëmbëlsuar me ksilitol, kjo do të freskojë aromën tuaj të gojës dhe ndihmojë uljen e kaviteteve – është gjest i mençur nëse jeni adhurues i çamçakëzëve.
6. Dredhëzat dhe jogurti
Nëse nuk mund të kaloni ditët pa u kënaqur në ushqimet që kanë aromë të rëndë, hani ushqime që parandalojnë erën – kjo është edhe më mirë se sa shërimi. Konsumimi i një gjysmë filxhani i jogurtit pa sheqer dy herë në ditë mund të ulë nivelin e sulfurit të hidrogjenit në gojë (që ka erën e vezëve të prishura). Luleshtrydhet (edhe pjepri, portokalli dhe frytet tjera me nivele të larta të vitaminës C), po ashtu frenojnë erën e keqe të shkaktuar nga bakteret e gojës. Filloni dhe përfundoni ditën me kupë frutash të mbushura me një porcion të madh jogurt dhe ndoshta kurrë nuk do të duhet të shqetësoheni sërish rreth aromës së gojës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri