Nefronet (qelizat) e veshkave për çdo 45 minuta filtrojnë pesë litra ujë, që i përmban gjaku. Për këtë arsye, organizmi i shëndetshëm mund që çdo 24 orë të largojë rreth dy litra mbetje të panevojshme në formë të urinës. Këtë detoksikim natyral mund ta çrregulloni në së paku katër mënyra.
1. Përdorimi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve
Përdorimi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve, veçanërisht në sasi të mëdha, ndikon dëmshëm në indin dhe strukturën e veshkave. Edhe ilaçet që merren me recetë, edhe ato pa recetë, mund të ndikojnë në reduktimin e rrjedhës së gjakut në veshka. Ilaçet josteroide kundër inflamacioneve që përdoren për shërim të dhimbjeve dhe temperaturës së lartë janë shkaktare kryesore të një gjëje të tillë.
Ndërmjet 1 dhe 3 për qind të rasteve të reja të sëmundjes kronike të veshkave në vit mund të shkaktohen me keqpërdorim të ilaçeve kundër dhimbjeve. Efekt të ngjashëm mund të kenë edhe disa ilaçe kundër shtypjes së lartë.
2. Cigaret
Efekti negativ i cigareve në mushkëri dhe zemër tashmë është i njohur, por studimet zbulojnë se duhanpirësit janë më të prirë për të pasur proteina në urinë, gjë që është shenjë e dëmtimit të veshkave. Sëmundjet që ndikojnë në punën e veshkave, siç janë diabeti dhe shtypja e lartë, gjithashtu e përkeqësojnë varësinë nga cigaret, ndërsa duhanpirësit më shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, kanë zbuluar studimet.
3. Ushqimi i pasur me sheqer
Sheqeri i tepërt sjell probleme shëndetësore, siç janë diabeti dhe mbipesha, ndërsa këto janë faktorë për sëmundjen e veshkave. Reduktojeni konsumimin e sheqerit në organizëm dhe do ta reduktoni rrezikun nga sëmundjet e përmendura. Më pak sheqer i përpunuar do të thotë edhe më pak kalori, substanca kimike dhe kripë, ndërsa mesi dhe veshkat do të jenë mirënjohëse!
4. Kripa e tepërt
Ushqimi me shumë kripë e rit shtypjen e gjakut. Shtypja e lartë e gjakut i dëmton veshkat, ndërsa me kalimin e kohës mund të sjellë edhe deri te dështimi i veshkave. Derisa ushqimi i zakonshëm amerikan përmban rreth 3 300 mg kripë në ditë, organizatat shëndetësore rekomandojnë konsumim ditor prej 2 300 mg në ditë, pra rreth një lugë të vogël me kripë. Personat me shtypje të lartë dhe me veshka të sëmura duhet që të konsumojnë edhe më pak kripë – rreth 1 500 mg në ditë. Për fillim, reduktojeni konsumimin e ushqimit të përpunuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës