LAJMI I FUNDIT:

25 vjet burg për babin i cili e rrahu për vdekje djalin e tij 14 vjeçar në Kamenicë

25 vjet burg për babin i cili e rrahu për vdekje djalin e tij 14 vjeçar në Kamenicë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B., duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) vite burgim.

“I akuzuari me datë 23.05.2018 në fshatin Karaçevë e Poshtme, Komuna e Kamenicës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta në mënyrë mizore, djalin e tij, tani të ndjerin L. B. të moshës 14 vjeçare.

Fillimisht ai ka kërkuar nga i njëjti sqarime lidhur me mungesën e të hollave në vlerë prej 1.500 Euro dhe pasi që nuk ka marr një përgjigje nga ai, i njëjti ka filluar të përdorë forcën ndaj tij, duke e goditur së pari me një shufër metalike e më pas edhe me një shkop druri në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar me këtë rast plagë vdekjeprurëse.


Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, me një aktvendim të posaçëm ka vazhduar masën e paraburgimit për të akuzuarin.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori