Sot mbushen 21 vjet qëkur mjeku dhe humanisti Shpëtim Robaj ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile.
Robaj u lind më 15 tetor 1957 në Prizren. Mësimet fillestare i mori në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, ku asokohe ishte shpërngulur familja e tij. Shkollën e mesme e ka mbaruar në Gjimnazin “Sami Frashëri”. Kreu me sukses edhe Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Ai duke qenë mjek atdhetar dhe humanist i shquar qysh në fillim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfaq interesim për të ndihmuar luftën dhe të plagosurit. Me këtë qëllim patriotik, pa vonuar kontakton me drejtuesit e Spitalit ushtarak në Likoc të Drenicës qysh në prill 1998, përmes Imer Halimit.
Ndihma e tij si anesteziolog në shërimin e luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, ishte e pazëvendësueshme, pasi pikat shëndetësore nuk kishin pajisje të tilla të domosdoshme.
Merita e tij është blerja dhe vendosja e teknikës së Rentgenit me pajisjet përkatëse në Likoc, teknika u bart nga Zenel Kastrati dhe Shaban Hoxhaj.
Në pranverë dhe në verë të vitit 1998, Shpëtim Robaj merr pjesë në trajtimin mjekësor dhe në shërimin e shumë luftëtarëve të lirisë, por edhe të pjesëtarëve të popullatës civile në Breshanc, Ponorc, Gradicë, Senik, Gajrak dhe në pika të tjera shëndetësore të luftës.
Me të dëgjuar lajmin për masakrën e kryer nga forcat serbe kundër familjes Deliu në Abri të Drenicës, Shpëtim Robaj së bashku me mjekët Cen Bytyçi, Ilir Tolaj, Osman Sejfijaj, Ymer Aliu dhe një ekip të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, niset në drejtim të Abrisë, me qëllim të ndihmojë të plagosurit e shumtë, por kamioni në të cilin ndodheshin bie në minat e vendosura nga okupatori serb, si rezultat i së cilës merr plagë vdekjeprurëse.
Lajmi për rënien e doktor Shpëtimit u prit me pikëllim në familje dhe te kolegët e tij.
Familja Robaj ka marrë mirënjohje për dëshmorin, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, nga shoqatat humanitare shëndetësore etj.
Për jetën dhe veprën e dëshmorit Shpëtim Robaj është shkruar monografia e titulluar “Dr. Shpëtimi shpëtimtar jete” nga autorët Ilaz Metaj dhe Ali Llunji./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos