Pavarësisht arritjeve të padiskutueshme të një nga njerëzve më inovatorë të kohës sonë, rruga e Steve Jobs drejt suksesit mund të jetë shumë gjëra, përveçse e zakonshme
1. Steve Jobs u birësua nga Clara dhe Paul Jobs menjëherë pas lindjes. I ati biologjik ishte sirian, ndërsa nëna amerikane.
2. Ai e takoi bashkë-themeluesin e Apple, Steve Wozniak, në shkollën e mesme. Asokohe Wozniak ishte 18 vjeç, ndërsa Jobs 13.
3. Kur ishte 13 vjeç, Jobs iu dha mundësia të kryente një punë verore nga inxhinieri amerikan Bill Hewlett në kompaninë Hawlett-Packard (HP). Ai kërkoi të merrte pjesë në një projekt elektronik.
4. Steve Jobs konsumoi një dietë me bazë vegjetariane për pjesën më të madhe të jetës së tij, por konsumonte vetëm peshk si mish (pescetarianism). Më vonë ai konsumonte vetëm fruta, arra, fara dhe perime (fruitarianism, lloj veganizmi).
5. Jobs shkoi në Reed College në vitin 1972 përpara se ta braktiste për të udhëtuan në Indi dhe për të studiuar budizmin Zen.
6. Dikur i tha një reporteri se marrja e LSD në kolegj ishte “një nga dy ose tre gjërat më të rëndësishme që ka bërë ndonjëherë në jetë”.
7. Jobs u arsimua duke ndjekur kurse të ndryshme dhe mbijetoi me ushqim që i jepej falas dhe flinte nëpër dyshemenë e dhomave të miqve.
8. Kur punonte te kompania Atari, ai u la të punonte në turnin e natës për shkak të mungesës së higjienës. Jobs shëtiste zbathur nëpër zyrë dhe nuk bënte dush shpesh.
9. Pasi u largua nga Apple në 1985, bëri kërkesë që të fluturonte në Shuttle Space si astronaut civil, por nuk u pranua.
10. Pasuria e tij kishte vlerën e 1 milion dollar në moshën 23-vjeçare. Vlera e tij neto arriti 250 milionë dollarë kur ishte 25 vjeç duke e kthyer në një nga njerëzit më të rinj që u bë pjesë e listave të Forbes.
11. Ai pati një fëmijë, Lisa Brennan, kur ishte 23 vjeç, atësinë e së cilës e mohoi për vite. Nëna e Lisa-s tha publikisht se “ai i kërkoi falje shumë herë për sjelljen”. Brennan ndryshoi emrin në Lisa Brennan-Jobs.
12. Kur lindi Lisa, Jobs quajti një kompjuter të ri të Apple me emrin “Apple Lisa”, por asokohe tha se ishte shkurtim për “Local Integrated Software Architecture”.
13. Gjatës kohës kur ishte në Apple, ai e pagoi veten për 1 dollarë/vit, edhe pse zotëronte 5.5 milionë nga aksionet e Apple.
14. Steve Jobs pati një romancë me Diane Keaton në vitet ’80, por sipas Keaton lidhja e tyre përfundoi “sepse ai fliste disa gjëra për kompjuterët dhe ajo s’kishte interes”. “E besoni, kështu përfundoi,” tha ajo.
15. Steve Jobs regjistroi një ekip të tërë teksa hapte kutitë me produktet e Apple për të parë përgjigjen emocionale. Një praktikë e tillë ndiqet edhe sot.
16. Jobs fillimisht nuk dëshiroi që produktet e Apple të dilnin në ngjyrë të bardhë, por ndryshoi mendje kur pa nuancën “moon gray” që është ngjyra e bardhë e akullt në tonet e grisë, tipike për Hënën.
17. Kur u diagnostikua me kancer në pankreas në vitin 2003, Steve Jobs ndoqi një qasje holistike trajtimi, që përfshin ilaçe alternative, një dietë të rreptë vegane dhe konsulta psikike përpara se të përfundonte operacionin.
18. Pavarësisht se ishte miliarder, shumica e pasurisë së tij nuk iu la fëmijëve.
19. Fjalët e fundit të Jobs në shtrat, përpara se të ndërronte jetë, qenë: “Oh, wow, oh wow, oh wow”.
20. 16 tetori 2011 u shpall Dita e Steve Jobs dhe festohet çdo vit në Kaliforni. Dita e Steve Jobs u vendos për të përkujtuar ndryshimet që përcaktuan botën në të cilën jetojmë.
Burimi: Ladders
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Ja çka duhet t’i thoni nëse nuk i ngrihet!

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale
Koha që i duhet një personi të shenjës së Dashit të dashurohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker