Për t’i fituar 10 euro rimbursim nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në rastin e dorëzimit të kuponëve fiskalë qytetarët e vendit duhet t’i shpenzojnë 2,5 euro, apo 25 për qind të mjeteve që ata marrin.
Qytetarët e vendit po “plaçkiten” edhe në rastin e rimbursimit të kuponëve fiskalë.
Ata obligohen që të paguajnë shërbime bankare si dhe postare në mbledhjen e kuponëve nga të cilët marrin një shumë simbolike.
Qysh me fillimin e rimbursimit të mjeteve nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) qytetarët detyrohen që të paguajnë provizion bankar me një shumë nga 2 euro.
Por, që nga ky muaj qytetarëve iu shtohet edhe një kosto tjetër prej 0,50 euro pasi që tani aplikimi dorëzimi i plikove me kuponë fiskalë do të bëhet online në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.
Për shumën prej 10 eurosh që e fitojnë nga rimbursimi i kuponëve fiskalë ata obligohen që të paguajnë shërbimet e postës si dhe ato bankare.
Por, këto shërbime po shihen si ofendim ndaj qytetarëve nga kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Ai ka thënë për “Zërin” se këto kushtëzime janë diskriminim, mashtrim dhe ofendim i qytetarëve.
“Është diskriminim, është mashtrim, është keqtrajtim dhe është ofendim i inteligjencës së qytetarit konsumator. Ne si organizatë ‘Konsumatori’ kemi qenë jashtëzakonisht të zellshëm në kërkesat për disa lehtësime fiskale. Kemi hyrë në vitin e pestë që organizata ‘Konsumatori’ i ofrohet Ministrisë dhe institucioneve gjegjëse që në partneritet të trefishojmë buxhetin dhe të mos kemi arnime të tilla të cilat po na kushtojnë kohë dhe shqetësime, nervozë”, ka thënë ai. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!