LAJMI I FUNDIT:

16 vjeçari vret me çifte babanë

16 vjeçari vret me çifte babanë

Një 16 vjeçar vrau të hënën babain e tij në Shëngjergj të Tiranës.

Burime nga policia thanë se “16 vjeçari L.Muça pas një grindje brenda familjes, ka vrarë nga pakujdesia me një armë gjahu, babain e tij Kujtim Muça, 43 vjeç.”

Policia arrestoi 16 vjeçarin dhe sekuestroi armën e gjahut teke, pa leje, të kalibrit 12 mm, bashkë me një gëzhoje, me të cilën është kryer krimi. /Telegrafi/