LAJMI I FUNDIT:

16 shtete padi kundër Trumpit: Po abuzon me fondet

16 shtete padi kundër Trumpit: Po abuzon me fondet

Gjashtëmbëdhjetë shtete amerikane, të drejtuara nga Kalifornia janë bërë bashkë për të paditur administratën e presidentit Donald Trump mbi vendimin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën, çka i lejon përdorimin e fondeve të emergjencës për ngritjen e murit.

Padia u paraqit në gjykatën për Qarkun e Veriut të Kalifornisë.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi Trump aktivizoi kompetencat e jashtëzakonshme me qëllimin të anashkalonte Kongresin e të siguronte kësisoj financimin e projektit – një premtim qendror fushate ky i manjatit të shndërruar në politikan.


Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Xavier Becerra, tha se po e merrnin kreun e shtetit në gjykatë “për të bllokuar shpërdorimin e pushtetit presidencial nga ana e tij”.

“Po e ngremë këtë padi kundër presidentit Trump për ta ndaluar të përdorë në mënyrë të njëanshme fondet e tatimpaguesve, të lëna mënjanë në mënyrë legjitime nga Kongresi për njerëzit e shteteve tona. Për shumicën prej nesh, zyra e presidencës nuk është një vend për teatër”, tha Xavier Becerra, Prokuror i Përgjithshëm, Kaliforni, transmeton tch.

Trump njoftoi planin e tij pasi kongresi i refuzoi fondet për ndërtimin e murit.

Koalicioni i 16 shteteve argumenton se urdhri i tij për të devijuar fondet do t’i kushtoje atyre miliona dollarë, duke i dëmtuar ekonomitë.

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetar i komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve i tha rrjetit televiziv deklaroi se qëndresa në këtë rast është e domosdoshme.

Nëse dorëzohemi, u shpreh ai, do të prishet parimi i kontrollit dhe balancës së pushtetit. Nuk do të ketë ndarje të pushteteve, por vetëm një ndarje në linja partiake”.

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Kalo në kategori