Gjithsej 15 institucione në nivel lokal dhe atë qendror nuk kanë asnjë të punësuar. Nëntë prej tyre kanë vetëm udhëheqës, tregon Raporti për numrin e të punësuarve në sektorin publik. Këto institucione janë shfrytëzues buxhetor për të cilët çdo vit ndahen para për funksionimin e tyre. Sipas ekspertëve, është e domosdoshme që të bëhet racionalizimi i institucioneve, veçanërisht te ndërmarrjet publike komunale që kanë këshilla drejtuese dhe drejtorë të cilët realisht nuk kryejnë punë operative. Një këshillë drejtues dhe një drejtor mund të menaxhojnë me më shumë ndërmarrje publike. Në këtë mënyrë mund të zvogëlohet administrata voluminoze.
“Duhet pasur racionalizim në institucione si biblioteka, shërbime publike si ndërmarrje publike komunale ku e dimë se anëtarët e Këshillit drejtues nuk janë operativa e organizatës, por përkundrazi, të punësuarit. Drejtorët dhe anëtarët e këshillave drejtuese të cilët takohen katër herë në vit nuk shkojnë të grumbullojnë mbeturina”, deklaroi profesor universitar Dragan Gocevski.
Lidhur me atë se cili është numri optimal i të punësuarve që mund t’i përballojë ekonomia e Maqedonisë, Gocevski shprehet se pyetja e vërtetë që duhet të parashtrohet në çdo vend është se sa shërbime për sa qytetarë mundësojmë, gjegjësisht sa para kushtojnë ato shërbime. Shkurtimi i numrit të të punësuarve, sipas tij, është i domosdoshëm te një pjesë e ministrive, por në kurriz të kësaj duhet doemos të rritet numri i të punësuarve në shëndetësi.
Ai tha se nga 139 mijë administratorë, 128 mijë punonjës janë të punësuar në sektorin publik dhe se ky nuk është numër aq i madh, në krahasim me vendet e rajonit dhe të Evropës. Problemi është se ne jemi një vend i varfër dhe se ky sektor publik është gjithashtu i shtrenjtë. Jo sepse është i madh numri, por nuk prodhojmë mjaftueshëm, për të mbledhur taksa të mjaftueshme për t’i paguar këta njerëz. Vitin e kaluar kishte gjithsej 139.009 punonjës të administratës, të cilët kanë punuar në 1.299 institucione. Numri i të pakualifikuarve u zvogëlua, por numri i të punësuarve me arsim të mesëm u rrit për 2 mijë./alsat-m/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze