Gjykatat e Kosovës gjatë dy viteve kanë shqiptuar dënime për 144 lëndë për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit.
Kështu thuhet në një raport të organizatës “Kosovo Advocacy and Development Centre”, ku thuhet se kanë bërë monitorimin e lëndëve të duhanit në gjykata gjatë periudhës dy vjeçare shtator 2015 – 2017 me qëllim të përcjelljes së zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
“Këto të dhëna janë marrë prej divizionit të kundërvajtjes në 7 gjykatat themelore dhe degëve që hyjnë në regjionin e tyre: në Prishtinë më degët: Gllogovc, Lipjan, Podujevë, (Graçanica është jo funksionale); në Mitrovicë me degët: Skenderaj, Vushtrri, (Leposaviqi dhe Zubin Potoku janë jo funksionale); në Pejë me dëgët: Klinë, Istog, Deqan; në Prizren me degët: Dragash, Suharekë; në Ferizaj me degët: Kaçanik, Shtërpce; në Gjilan me degët: Viti, Kamenicë, Novobërdë; dhe në Gjakovë me degët: Rahovec, Malishevë. Llojet e vendimeve të gjykatave të Kosovës, për lëndët e shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit, janë të ndryshme: hudhjet, cedimet, pezullimet, lirim nga përgjegjësia, qortimet, mbikqyrja e shtuar e deri te gjoba. Aktvendimet dënuese më të shpeshta të gjykatave janë gjobat e shqiptuara për 144 lëndë, ndërsa qortimi dhe mbikqyrja e shtuar janë shqiptuar vetëm në 1 rast.
Sipas raportit, gjykatat themelore në Kosovë nga inspektorati sanitar komunal kanë pranuar numër të ndryshëm të lëndëve për shkeljen e Ligjit. Gjykatat me më shumë lëndë të përfunduara janë ajo e Prizrenit, Pejës, Vitisë, Lipjanit, Kamenicës e Freizajt.
“Monitorimi ka treguar që për zbatimin efikas të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe sigurimin e mjediseve pa tym duhani, është i domosdoshëm trajnimi i autoriteteve inspektuese dhe zbatuese të procedurave kundërvajtëse, për zhvillimin e procedurave në përputhje me Ligjin. Rritja e efikasitetit dhe shpejtësisë me të cilën procedohen lëndët e duhanit nëpër gjykatat e Kosovës, ndikon dukshëm në rritjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Në bazë të të gjeturave nga monitorimi vlerësohet se forma më e mirë përmes së cilës mund të rritet efikasiteti i zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, është përmes lëshimit të gjobave mandatore nga ana e inspektoratit, porsa të jetë evidentuar shkelja. Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Kundërvajtje në fillim të vitit 2017, procedura e kundërvajties anashkalon zhvillimin e procedurave në Gjykatë për gjobat fikse, gjobat deri në 500$ për personin fi zik, e deri në 1000$ për personin juridik, dhe atyre të shqiptuara në vend.
Neni 56 përshpejton procedurën burokratike të paraparë më herët për zgjidhjen e lëndëve për shkelje të ndalesave për duhan, duke mundësuar organin e kundërvajties të zhvilloj procedurën për gjobat mandatore në vend. Në fund, është urgjente dhe i domosdoshëm trajnimi i inspektorëve qendror dhe lokal sanitar për zbatimin e procedurës kundërvajtese sipas Ligjit të ri për Kundërvajtje i cili thjeshtëson procedurën dhe fuqizon sanksionet e parapara me Ligjin për Kontrollin e Duhanit”, thuhet në komunikatën e organizatës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?