Në përvjetorin e themelimit të subjektit politik Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që janë për ndryshim, dhe që kanë bindje socialdemokrate, t’i bashkohen Nismës.
Përmes një shkrimi dërguar mediave, Krasniqi u ka premtuar qytetarëve që partia të cilës i përket, do të bëjë ndryshimin e kushteve të punës për punëtorët në Kosovë.
Krasniqi u ka thënë qytetarëve se tani është koha për ndryshime.
Ky është shkrimi i plotë i Jakup Krasniqit:
“Nisma për Kosovën e orientimit socialdemokrat, dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të ndryshojë jetën duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij. Nisma për Kosovën do të ndihmoj çdo të re apo të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë. I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze që do të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës së orientimit socialdemokrat për ndryshime, se nuk do të pendohen. Kërkojmë nga çdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë ekonomike e sociale t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve.
I premtojmë çdo punëmarrësi se Nisma për Kosovën (Socialdemokrate) do t’i ndihmoj në ndryshimin e kushteve të punës për punëtorin dhe çdo sipërmarrësi që angazhohet të ndryshojë cilësinë e shërbimit a të teknologjisë që i duhet për suksesin në investime e prodhim. I premtojmë çdo organizate joqeveritare që do të ndryshojë sado pak shoqërinë tonë të prapambetur ekonomikisht se me ne dhe qytetarët e bashkuar rreth kësaj ideje, vjen ndryshimi i madh që i duhet Republikës sonë. Nisma për Kosovën (Socialdemokrate) dëshiron t’ i ndihmoj cilitdo komunitet të organizuar që synon të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike se do ketë mbështetjen tonë. Nisma Socialdemokrate do t’i ndihmoj mediat e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të shkruar e folur lirshëm, drejt e në mënyrë profesionale, për të thënë me gu xim e kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medies.
Nisma për Kosovën do t’i ndihmoj çdo intelektuali a akademiku, mjeku a juristi, ekonomisti a shkencëtari që pretendon të ndryshojë politikën qeverisëse, të kontribuoj në cilësinë e jetës, të punës, të dijes e të shkencës, të arsimit e të shëndetësisë në Republikën e Kosovës. Le të bëhemi bashkë të gjithë ne, që jemi dhe e duam të jemi bashkë me Socialdemokracinë moderne! Socialdemokracia e socialdemokratët, afrojnë e garantojnë shtetin e se drejtës, shtetin e drejtësisë sociale dhe shtetin e vlerave tradicionale kombëtare!
U beje apel të gjithë socialdemokratëve me bindje, anëtarë të partive të tjera apo dhe pa parti, që të bëhen pjesë e Socialdemokracisë moderne për shtetin me sovranitet! Kosova nuk mund të ketë prosperitet e as progres pa Socialdemokracinë moderne! Stagnimi i progresit gjatë viteve të lirisë e të pavarësisë e konfirmojnë ketë!
Koha e ndryshimeve duhet përshpejtuar, ndryshimi është bere domosdoshmëri! Mos të lemë që të na humbas koha! Koha për ndryshim është tani!” (sic), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit