LAJMI I FUNDIT:

13 medalje për notuesit kosovarë në Turqi

13 medalje për notuesit kosovarë në Turqi

Reprezentacioni i Kosovës në not pati paraqitje të suksesshme në garën “29th International Prince Islands Swimming Championship”, që u mbajt në Stamboll të Turqisë, me 2 dhe 3 gusht, e organizuar nga Federata Turke e Notit dhe KN”Kinallada”. Kjo garë është edhe në kalendarin e LEN-it (Federatës së Evropës).

Në këtë garë pjesëmarrës ishin rreth 600 notarë dhe notare të shteteve si: Rusia, Bullgaria, B. Hercegovina, Turqia, Egjipti, Uzbekistani dhe Kosova.

Në këtë garë Kosova u përfaqësua nga: Rita Zeqiri, Vlera Llalloshi, Lum Zhaveli, Ardit Hysejni, Melisa Zhdrella, Flaka Pruthi, Edison Krasniqi dhe Eda Zeqiri.

Notaret tanë nga kjo garë u kthyen me gjithsej 13, medalje prej tyre gjashtë të arta, katër të argjendta dhe tri bronzta.


Fituesit e medaljeve në disiplina ishin:

Lum Zhaveli dy të arta dhe një të argjendtë (100m Krol dhe 100m Bretkosë, medalje te Artë, 50m Krol medalje e argjendtë).

Rita Zeqiri katër të arta, një të argjend dhe një të bronztë (100m Delfin, 100m Shpinë, 100m Krol, 400m Krol medalje të arta, 200mMIX medalja e argjendtë dhe 50m Krol medalja e bronztë).

Vlera Llalloshi dy të argjendta dhe një te bronztë (50m Krol dhe 100m Krol medalje të argjendta dhe 100m Bretkosë medalje të bronztë).

Flaka Pruthi fitoi medaljen e bronztë në disiplinën 100m Shpinë. /Telegrafi/