12 miliardë denarë për bujqësinë në RMV – prioritet rritja e prodhimit vendor

Bujqësia ishte një nga sektorët në të cilin kriza globale edhe në vitin 2022 goditi më së shumti. Bota u përball me sfidën se si të sigurojë ushqim të mjaftueshëm. Shpenzimet e prodhuesve rriteshin, ndërsa çmimet e tregjeve të aksioneve rriteshin. Në kushte të tilla, të cilat, sipas ekspertëve, janë ende të pasigurta, ndërsa pasojat akoma do të ndjehen, për vendin ishte prioritet rritja dhe stabilizimi i prodhimit vendor.
Autoritetet treguan se po përballemi me krizën më të vështirë deri tani, por vazhdimisht apeluan qytetarët që të mos shqetësohen dhe siguruan se produktet bazë, bukë, miell, qumësht dhe vaj ulliri, do të ketë. Miratuan Plan Kombëtar për prodhimin e ushqimit dhe e krijuan Fondin intervenues. U realizua paketë masash për uljen e çmimeve të produkteve bazë, si dhe për stimulimin e prodhimit.
Nga 1 dhjetori hyri në fuqi mbështetja për kompanitë nga industria ushqimore. Ata marrin energjinë elektrike me subvencionim, çmim fiks prej 80 euro për megavat orë për shkak se duhet të nxisë ulje të çmimit të produkteve ushqimore bazë me rreth 10 për qind. Kriza me ushqimin inkurajoi vendet e rajonit për bashkëpunim intensiv dhe zgjerimin e tregut, në përgatitjen dhe financimin e projekteve të përbashkëta për promovim të produkteve bujqësore, si dhe rritje të tregtisë. Në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur, anëtarë të së cilës janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mekanizmave për sigurinë e ushqimit. Me Marrëveshjen, anëtarët konfirmuan domosdoshmërinë nga bashkëpunimi për parandalimin dhe zbutjen e mungesës së mundshme të produkteve bazë bujqësore-ushqimore dhe pajtohen mes tyre të mos ketë ndalime për tregtimin e produkteve bazë bujqësore-ushqimore.
Sipas ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, në kohën e krizës më të madhe globale, prioritet është rritja e prodhimit vendor të ushqimit dhe mbështetje të fortë, në kohë dhe efikase për fermerët. Pas një sërë masash të ndërmarra në 12 muajt e fundit, Nikollovski shpalli modelin e ri të subvencionimit që, siç thekson ai, në fokus i vë fermerët e vërtetë. Modeli i ri i subvencionimit është një nga pesë shtyllat kyçe të bujqësisë maqedonase në vitin 2023.
“Pas 15 vitesh, modelin e vjetër po e zëvendësojmë me të ri që do të thotë prodhim i planifikuar dhe i qëndrueshëm – me shpenzime më të vogla të prodhojmë më shumë. Duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj të gjithë qytetarëve, veçanërisht në momente të tilla të rënda kur jemi në një krizë botërore. Duhet të sigurohemi që prodhimi vendor i produkteve bujqësore dhe ushqimore është më i madh, i qëndrueshëm dhe të kemi mjaftueshëm si për shtëpi ashtu edhe për eksport për të forcuar ekonominë. Me modelin e ri të subvencionimit asnjë fermeri nuk do t’i shkurtohet mbështetja. Fondet i drejtojmë për ata fermerë që do të kultivojnë kultura të rëndësishme strategjike, të cilët do të bëjë fitim dhe do ta dorëzojë atë në objektet vendore. Të gjithë fermerët e regjistruar, aktiviteti kryesor i të cilëve është bujqësia, përmes Thirrjes së hapur publike, gjatë gjithë vitit do të mund të aplikojnë me planin dhe idenë e tyre të biznesit për një grant prej 10,000 eurosh të cilin do ta shfrytëzojnë për investime në prodhim apo për një produkt final. Modeli i ri i detyron fermerët të paraqesin dëshmi se kanë arritur dhe kanë ofruar prodhim, që nuk ishte rast deri tani”, tha Nikollovski.
Me buxhetin e ri shtetëror për vitin 2023, bujqësia merr rreth 12 miliardë denarë. Qëllimi i këtij “buxheti historikisht më i madh bujqësor për vitin 2023”, siç e quajti ministri Nikolovski, është siguria ushqimore dhe rritja e prodhimit.
“Sigurojmë Buxhetin më të madh historik për bujqësinë prej rreth 12 miliardë denarë, që paraqet rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin 2022. Në vitin 2023, vazhdojmë me një politikë bujqësore të fortë dhe progresive, fillojmë reformat më të mëdha në bujqësi përmes pesë shtyllave kyçe për vitin 2023: modeli i ri për subvencionim, mbështetje për bizneset e vogla familjare dhe kantinat e vogla familjare, investimet kapitale në ujë, modernizimi i bujqësisë maqedonase dhe prioriteti ynë kryesor pyllëzimi dhe restaurimi i fondit pyjor përmes tranzicionit të gjelbër. Synimi ynë është që të kemi më shumë ushqime vendore, të jemi të pavarur nga importi, të krijojmë prodhim bujqësor modern dhe konkurrues, me fermerë të motivuar dhe të kënaqur”, nënvizoi ministri./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë