Federata e Basketbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë në faqen e saj zyrtare duke komunikuar rezultatet e punës 100 ditore prej se filloi punën kryesia e re në krye me Erolld Belegun.
“Çka bëri Federata e Basketbollit të Kosovës në 100 ditët e para të punës me kryesinë e re të saj?!
Që në fillim, me marrjen e detyrës dhe instalimit të ekipit të ri punues në FBK, gjendja e llogarisë së FBK-së ishte disa mijëra euro në minus. Këto ishin ditët e para të postit të ri të kryetarit Erolld Belegu me ekipin e tij.
Mirëpo, punët vazhduan. Basketbollit kosovar i kthehet Superkupa e Kosovës pas 10 viteve, duke siguruar edhe sponsorin për tre vitet e ardhshme, Salamander. Një paraqitje e jashtëzakonshme në palestër gjatë ndeshjes së Superkupës, ka mundur të vërehet nga shumëkush që ka qenë present aty.
Basketbollit kosovar i është ndërruar topi zyrtar, duke u mundësuar klubeve që të kursejnë qindra euro. Për më tepër, FBK-ja ka mundësuar që sipas marrëveshjes me prodhuesin e topave, për çdo dy topa të blerë, të fitohet edhe një gratis.
FBK-ja, sipas kërkesës së anëtarëve, është rifreskuar me njerëz të rinj dhe profesional, me përvojë ndërkombëtare dhe që flasin gjuhë të huaja.
Kupa e Kosovës, tashmë ka sponsorin e saj për tre vitet e ardhshme, që është kompania telekomunikuese IPKO. Gjithashtu, në marrëveshje me IPKO-në, FBK-ja ka përfituar bashkë me klubet, mjete material, kompjuter, internet, si dhe telefoni mobile falas në rrjet për të gjithë zyrtarët e FBK-së: referët, vëzhguesit, shoqatat – ku tani më të gjithë mund të komunikojnë falas në rrethin e tyre.
Njëra ndër pikat kyçe të pasqyrës së lojës, statistikat, tashmë mbahen drejtpërdrejtë nga loja dhe mund të përcillen në kohë reale në Internet, ndërsa pas ndeshjes të gjitha janë në arkivin e ndeshjes përkatëse në kuadër të ETC Superligës në Web faqen e FBK-së, www.basketbolli.com.
Sa jemi te Web faqja e FBK-së, është punuar faqja e re dhe tani më ajo ka informata të freskëta që më së largu dalin pas lojës, rezultatet e ndeshjeve freskohen menjëherë pas përfundimit të tyre, ndërsa tabela e ETC Superligës është e saktë gjithmonë. Web faqja që në muajin e dytë të lansimit të saj ka arritur të kalojë shifrën e 27 mijë vizituesve.
FBK ka punësuar koordinatorin për zhvillim të referëve të rinj dhe tani në proces të krijimit janë 12 gjyqtarë të rinjë për kategori të ndryshme të garave.
Në këtë periudhë, FBK ka mbajtur dy seminare tejet të rëndësishme me ligjërues nga FIBA, si për gjyqtarë ashtu edhe për trajnerë të basketbollit.
FBK ka nënshkruar kontratë sponsorimi me NTN Tregtianga Prishtina, ku do të përfitojë hapësirë të re për veprim, për zyre, për dhomë të konferencave – që do të mundësojnë zvogëlimin e shpenzimeve si dhe të shërbimeve më profesionale të anëtarëve e zyrtarëve të FBK-së.
FBK ka kryer auditimin për periudhën 2010 deri 2013. Gjithashtu, ka lidhur kontratë sponsorimi me auditorin Baker Tilly, për auditim pa pagesë, për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2016, vlera e së cilës është mbi 20 mijë euro.
Janë ndihmuar klubet e Superligës me nga 1 mijë euro, ato të Ligës së Parë të femrave me nga 500 euro + 6 topa basketbolli, derisa në Ligën e Parë të meshkujve klubet kanë përfituar nga 500 euro. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se prej këtij stinori, të gjithë kampionët e ligave (përveç ETC Superligës) do të shpërblehen financiarisht dhe do t’ju ipen çmime.
Tashmë, kuvendet, trajnimet, seminaret, konferencat për shtyp dhe tubimet tjera të FBK-së do të mbahen në hotelin më të mirë në vend, Swiss Diamond, me të cilin FBK ka lidhur kontratë trevjeçare për të shfrytëzuar hapësirat e saja, ku do të ketë mundësinë që të akomodojë edhe mysafirët e nivelit të lartë nga arena ndërkombëtare.
Raportet me BIBL (Liga ballkanike) janë në nivel të shkëlqyeshëm.
Në mars të vitit të ardhshëm (03.2014) është vendosur që të fillojë liga për të rinj, U12, e moshës nën 12 vjeçare.
Me propozimin e Këshillit Profesional janë marrë edhe shumë vendime tjera domethënëse për zhvillimin e basketbollit në vend.
FBK, ka ndërmjetësuar edhe disa klube në liga të ndryshme me sponsor të ndryshëm.
Rezultatet e para të qetësimit të huliganizmit në palestrat sportive kanë filluar të shihen, edhe pse kjo gjë është ende në proces. Këtu, ndihma e shikuesve dhe e dashamirëve të mirëfilltë të basketbollit do t’i mund t’i ndihmonte edhe më FBK-së, për realizimin e këtij qëllimi të përbashkët.
Të gjitha klubet që kanë pasur obligime ndaj FBK-së nga vitet e kaluara, në marrëveshje me FBK-në, janë duke i kryer ato me rregull, duke i paguar këstet sipas marrëveshjes.
Si shtesë, jashtë rrogave të stafit permanent, FBK-ja ka ulur maksimalisht shpenzimet për dreka, shtypshkronja, bife, derisa shpenzimet për telefona, televizion, fotokopje, salla të ndryshme për konferenca, seminare e aktivitete tjera, janë ulur drastikisht.
Ju falemnderit për përkrahjen!”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme” – Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/NAINGOLAN-2--380x233.jpg)
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme” – Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
![Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/yamal-lewa-raphinha-1-380x233.jpg)
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas
![Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-231907-380x233.png)
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
![“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/NAINGOLAN-2--780x439.jpg)
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
![“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jose-mourinho-1212-780x439.jpg)
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt
![Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BARCA-ESPANYOL-1-780x439.jpg)
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese
![Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-231907-780x439.png)
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
![Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-143754-780x439.jpg)
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
![Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjdAracXQAE_mG8-780x439.jpg)
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht