100 ditë pritje nën hijen e pallatit gri
Është një pallat në Prishtinë
Një pallat i akullt, i xhamtë, pesëmbëdhjetëkatësh…
Pallat që ngrihet mbi retë në lartësi…
Madhështi, që ndjell pritje, shpresë, frikë dhe shpëtim
Nuk është e përbotshme – markeziane. As e traditës – hamitiane. Është vetëm pritje. E pashkruar dhe ëndërrimtare. Premtim i parathënë që prodhon pritjen enigmë. Ku shpresën varin ëndërrimtarët gjithmonë. Pastaj dhe pritja përvuajtshëm përvijohet për një statut banori me famë. Në Pallatin e akullt. Pesëmbëdhjetëkatëshin e xhamtë. Aty, ku pritja vezulluese verbon çdo lakmitar.
Premtim i pashkruar, si gjithmonë. Kultivues durimi me makth. Premtim kapërcimthi i lënë pas. Për pesëmbëdhjetë e më shumë pritës me fat, po aq të madh. Një dritë e vakët premtuese, varur anës rrugës për në pallatin e xhamtë. Si një dritëz shprese e ndezur lakmueshëm pas shpirtit të pambrojtur, vasal. Pretendentë të pushtetit parajsë – maskaradë. Në pallatin e akullt, të xhamtë. Dritërimë dhe dithërimë që të verbon. Ku pritja ndezë dhe funksionon.
Fëmijërisht, dëshira pushtetuese në mbërthim pasioni e lakmie të pafund. Ëndrra të ethshme, që, prej njëqind ditësh, s’po mbarojnë! I vetmi preokupim shtetëror në këtë vend. Përmbytur në vështirësi dhe ters. Ku dhe shpresa, pak nga pak dhe përditë, po vdesë. Në përmbytjen e vetë. Vetëm shpërndarja e posteve, sikur vetmëvete ka nis po flet. Zëvendësit, mirëqenien po zëvendësojnë, medet!
Fati i Kosovës sikur është lidhur nyjë gordiane ne këtë pikë. Nyjë që pret shpëtimtarin për ta zgjidhur një ditë. Aleksandrin mbase, me shpatën shpëtim.
Dhe prapë pritje. Pafundësi e një pritjeje shpërblim. Ditë e madhe kur të vijë. Të mëdhenjtë vetëm sa rritën në këtë pritje, madhështi. Të vegjlit shenjtërohen në përulësi. Prandaj dhe dita e shpresës së madhe vonon e vonon, por edhe ndodhë të vijë! Atëherë kur vonesa, edhe të mëdhenjtë, nis e i bezdisë. Nevoja e një ndryshimi formal kur vije me imponim dhe jo përulësia e miqve të tij.
Fundja, t’i bindësh zotit vogëlsisht, do me thënë, të jesh mik i mirë. Mik të bënë përulja e përkushtuar dhe jo teoria as praktika e kundërshtimit, qoftë edhe kur fati merr paudhësinë dhe çmimi të bie mbi kurriz, padrejtësisht.
Gjithmonë dhe të gjithë, përveç njërit, duhet të pajtohen me statutin e deles së perëndisë. Mjaftohu me atë që të bie hise në fatin e përulësisë, sepse dhe qengji i butë dy dele i thithë. Pa le se thithja bëhet në gjunjë, mjerisht.
Apo nuk jemi dhe robër të Zotit, të devotshëm të gjithë! Në pritje dhe lutje jemi të gjykuar ta gëzojmë këtë jetë nënshtrim. Siç na e kanë falur, ashtu dhe mund ta falim për një mik. Si një perëndie të dytë! Atij që fati mund t’i ketë rënë për sundim. Fati që ne ia dhurojmë me përkushtim, e jo Zoti, që nuk lejon një të dytë.
Dhe, nyja e fatit gordian do të zgjidhet një ditë. Ditën e bekuar që askush s’e dinë. As ai që e përcakton, mjerisht. Kjo e bënë edhe më të bekuar për pritësin e saj, lumturisht. Lum kujt i bie fati i madh i lotarisë, të jetë afër Aleksandrit, kur palla e tij prej shpëtimtari goditë nyjën gordiane, fatësjellësisht.
Shpërblimi dhe mëshirimi i bënë njerëzit të devotshëm në përulësi. Edhe robërit e lakmisë i bënë të përballojnë pritjen mes durimit apokaliptik. Përvuajtje e një durimi biblik, që tjetrit i jep kënaqësi, qoftë edhe për një çmim simbolik. Një privilegj të vockël prej vartësi të dëshmuar nën hijen e madhështisë. Pritje makthi e kënaqësie prej ëndërrimtari, nën hijen njëqindmetërshe të pallatit gri.
Nën hijen e pallatit të akullt, pallatit të xhamtë, pesëmbëdhjetëkatësh, ziejnë kafiteritë. Natë e ditë. Ziejnë dhe përziejnë formulat e pritjes së fatit paraprijës. Dhe presin! Hedhjen e zareve, një ditë. Robër të Cezarit, lidhur pas fatin e tij. Fat dhe paaftësi të ndërlidhura, pabesisht. Deri në ditën e madhe të shpëtimit, apo gjykimit, nuk e di! Ditë e premtuar, e cila një ditë do të vijë.
Të presim dhe ta besojmë mrekullinë.
Ikja nuk është shpëtim!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës