LAJMI I FUNDIT:

​U2 rikthen legjendën

​U2 rikthen legjendën

“Joshua Three” është albumi që i kataluptoi drejt famës, e tani, grupi i famshëm irlandez U2 po i rikthehet pas 30 vitesh, duke e nisur nga Londra turin promovues në Europë.

Me në krye tashmë 57-vjeçarin Bono, grupi legjendar po i rikthehet publikut të hershëm e po i risjell atij të ri këngë që bënë epokë si “With or Without You” apo “I Still Haven’t Found What I’m Looking For”.

Spektaklin e Londrës, megjithatë, vendosën ta nisin me “Sunday Bloody Sunday” dhe “Pride”-n e frymëzuar nga jeta e Martin Luther King. Kryeqytetit britanik, Bono dhe pjesa tjetër e grupit i dhanë atë që kërkonte: emocionin e muzikës së vërtetë dhe këngëve të mëdha.


“Është një shfaqje shumë moderne, – këmbëngul ai. – Po e interpretojmë ‘Joshua Three’ sikur të kishte dalë në treg javën e kaluar”. Nuk është një spektakël nostalgjie. Në një pjesë të kohës, Bono e la muzikën të fliste vet, edhe pse në një moment, një personazh i quajtur “Trump” u cilësua si gënjeshtar nga një kauboj i mirë në një videoklip të stilit “Western”.

Më shumë se 25 milionë kopje të “The Joshua Tree” u shitën në mbarë botën, duke shënuar pikën kulmore të grupit, që përmes muzikës Rock preku edhe çështje sociale e politike.

Turneu do të vazhdojë në 7 qytete të tjera të mëdha europiane: Berlin, Romë, Barcelone, Dublin, Paris e Amsterdam, dhe përfundon në Bruksel më 1 gusht, për t’u kthyer pastaj në Shtetet e Bashkuara në muajin shtator. /KP/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori