LAJMI I FUNDIT:

​Trump merr letër falënderimi nga Kim

​Trump merr letër falënderimi nga Kim

Lideri koreanoverior, Kim Jong Un u shpreh se ai vlerëson shumë përpjekjet energjike dhe të jashtëzakonshme të presidentin amerikan, Donald Trump, për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Trump publikoi sot në “Twitter” një kopje të letrës bashkë me përkthimin në anglisht që daton më 6 korrik, në kohën kur sekretari i Shtetit, Mike Pompeo po vizitonte Korenë e Veriut.

Kim nuk u takua me Pompeon dhe raportimet nga udhëtimi treguan se nuk vajti mirë.


Vetë Koreja e Veriut akuzoi SHBA-në se po përpiqet të detyrojë vendin që të denuklearizohet në mënyrë të njëanshme dhe një zyrtar i cituar nga një media shtetërore deklaroi se “bisedimet ishin shumë zhgënjyese”.

Në këtë letër, Kim falënderon gjithashtu Trump për punën e tij “në implementimin me besnikëri të deklaratës së përbashkët”, duke iu referuar dokumentit të nënshkruar nga të dy liderët kur u takuan në Singapor në qershor.

“Besoj fuqishëm se vullneti i fuqishëm, përpjekjet e sinqerta dhe qasja unike e imja me Shkëlqesinë Tuaj, Zoti President që synon të hapë një të ardhme të re mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së me siguri do të realizohet”, thuhet në këtë letër, duke shtuar se ka pasur një progres epokal në përmirësimin e lidhjeve.

Në komentin e tij për letrën, Trump thotë se është “një mesazh i këndshëm nga kryetari Kim i Koresë së Veriut. Progres i madh është bërë!”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori