Larg familjes dhe më të dashurve të tyre, festat po i presin të mbyllur brenda katër mureve. Të privuar nga liria, festën e Vitit të Ri, sonte po e presin prapa grilave mbi 80 gra, e të mitur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Larg çdo argëtimi me shoqëri, të dënuarit për vepra ta ndryshme penale, po përkujdesen që natën e ndërrimit të motmoteve ta presin me festë e valle.
Që katër vjet E.D, po qëndron brenda katër mureve të Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan. E edhe këtë festë 20-vjeçari po e pret larg familjes.
“Festa këtu nuk është e mirë, larg familjes s’ka më bazë të kushteve… Nuk janë festat e mira këtu… Është e vështirë me prit këtu një festë larg familjes, por mbasi nuk jemi afër familjes, ne mundohemi me festuar pak si shoqëri që jemi, mu argëtuar pak”, thotë ai.
Muzikë, vallëzim, ushqim, e telefonata me familjarët, kështu pritet Viti i Ri në Qendrën Korrektuese në Lipjan. E meqë është festë, për dallim nga ditët tjera, ata kanë mundësi të qëndrojnë bashkë deri në orën 02:00, pas-mesnate. Kështu ata po mundohen që një herë në vit të harrojnë çdo gjë dhe të argëtohen deri në mëngjes.
Edhe për të miturin tjetër, 17 vjeçar festa brenda katër mureve është e vështirë. Ai tregon për KosovaPress, se për herë të dytë po pret Vitin e Ri, në këtë burg.
“Është pak normal ma emocionuese se jemi larg familjeve, është njëfarë emocioni më i veçantë. Po mundohemi me kaluar kohë me shoqëri, me staf këtu. Po mundohemi me bo festën pak më argëtuese, për me kaluar më mirë”, deklaron ai.
Ata kanë edhe mesazh për bashkëmoshatarët e tyre.
“Me vazhduar jetën përpara, me nejt përkrah familjes edhe me i shikuar gjërat që ata mendojnë që janë pa rëndësi, ato janë që kanë rëndësi më së shumti me ia dit vlerën njerëzve që kanë, kushteve që kanë”, deklaron ai.
Në Qendrën Korrektuese për femra në Lipjan, po mbahen për vepra të ndryshme penale mbi 40 gra. Shumë nga to janë edhe në paraburgim. Një prej tyre rrëfen për KosovaPress, se sa e vështire është të qëndrosh në ditë feste prapa grilave e larg familjes, e ajo ka një vit e disa muaj që po mbahet këtu.
“Sa i përket familjes, kuptohet që e kemi mërzinë, është vështirë pak me përjetuar. Por çfarë të bëjmë. Sa i përket dënimit unë ende nuk e di, nuk jam e dënuar, nëpër seanca”, rrëfen ajo.
Disa nga të dënuarit, janë në pushim. Derisa mbi 80 të mitur e gra të Qendrës Korrektuese në Lipjan, larg familjes urimet e para për festën e Vitit të Ri do të kenë mundësi t’i shkëmbejnë me të dënuarit e tjerë që i kanë në dhomë.
Ndryshe, në gjitha Qendrat Korrektuese në Kosovë, janë rreth 1800 të burgosur për vepra të ndryshme./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës