LAJMI I FUNDIT:

​Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

​Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë.

Me rastin e kësaj dite, drejtoresha ekzekutive e UNFPA, Natalia Kanem ka prezantuar strategjinë e re rinore, Trupi im, Jeta ime, Bota ime, e cila vendos nevojat për të mbështetur arritjen e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm – SZHQ dhe agjendës së ICPD deri në vitin 2030.


“Strategjia Trupi im, Jeta ime, Bota ime! është e bazuar në ato që kemi mësuar për të rinjtë nga të rinjtë në dekada të programit me dhe për ta. Bashkë krijuar me mijëra aktivistë dhe avokatë të të rinjve në mbarë globin, ajo është në përputhje me Rininë 2030, një përpjekje më e gjerë e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e të rinjve dhe për të fuqizuar ata që të formojnë të ardhmen e tyre dhe të marrin pjesë në zhvillimin e vendeve të tyre”, tha Kanem.

Sipas saj, UNFPA është duke punuar së bashku me qeveritë, shoqërinë civile dhe partnerët e zhvillimit dhe të rinjtë për t’u siguruar që ata kanë njohuri dhe fuqi për të bërë zgjedhje të informuara dhe për të marrë pjesë si qytetarë aktivë.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Rinisë, unë u bëj thirrje qeverive kudo që të mbajnë premtimet që u bënë grave dhe të rinjve 25 vjet më parë. Bashkohuni me ne në marshimin për në Najrobi! Së bashku, ne më në fund mund të bëjmë të drejtat dhe zgjedhjet një realitet për të gjithë të rinjtë”, porosit Kanem.

Ndryshe, në Konferencën Ndërkombëtare të Popullsisë dhe Zhvillimit të vitit 1994, qeveritë ranë dakord të plotësojnë nevojat e veçanta të adoleshentëve dhe të rinjve, veçanërisht grave të reja, për qasje në arsim, shëndetësi, këshillim dhe shërbime të shëndetit riprodhues me cilësi të lartë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori