LAJMI I FUNDIT:

​Shkencëtarët për herë të parë shërojnë minjtë e prekur me HIV

​Shkencëtarët për herë të parë shërojnë minjtë e prekur me HIV

Shkencëtarët kanë ardhur deri tek ilaçi, i cili në tërësi arrin të eliminojë HIV nga organizmi i minjve. Zbulimi ngjall shpresat se përfundimisht do të fitohet ilaçi kundër HIV-it.

Hulumtuesit thanë se me ndihmën e metodës Crispr “humanizuan” minjtë, duke iu shtuar atyre qeliza të caktuara të sistemit imun të njerëzve, të cilat më pas shkatërruan virusin në mushkëri, zemër, zorrë dhe trurin e minjve, vetëm pas një injeksioni intravenoz, transmeton KosovaPress.

“Kemi konfirmuar të dhënat, të cilat i kemi fituar me rastin e eksperimenteve tjera dhe u përmirësua efikasiteti i strategjisë për ndryshimin e gjeneve. Po ashtu, kemi zbuluar se ajo është efikase edhe në rastet e infeksionit akut të qelizës në organizmin e miut dhe në rastin e infeksionit në qelizat e njeriut, të mbjella në trupin e miut”, tha dr. Venhuji Hu.


Ai ka shtuar se qëllimi kryesor në fazën e ardhshme është testimi në njerëz.

Në hulumtim kanë marrë pjesë ekspertë të universitetit Templ dhe Universitetit në Pitsburg.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Infeksionet urinare te fëmijët

Infeksionet urinare te fëmijët

Shëndetësi
Kalo në kategori