20 mijë banorë të “Rekës së Keqe” brenda 10 dite do të bëhen me ujë të pijshëm, kjo falë përfundimit të projektit të ujësjellësit në këtë zonë. Projekti përfshinë 31 fshatra të Komunës së Gjakovës.
Drejtori i ndërmarrjes KRU “Radoniqi”, Ismet Ahmeti u shpreh i lumtur për përfundimin e këtij projekti, i cili ka qenë sfidë për Komunën e Gjakovës. Duke folur për vështirësitë në të cilat kanë hasur gjatë realizimit të këtij projektit, ai tha se sfida më e madhe ka qenë terreni malor dhe i papërshtatshëm.
Ndër tjera ai shtoi se ky projekt u realizuar edhe falë mbështetjes të nivelit qendror e po ashtu edhe nga ai komunal.
“Qeveria e Kosovës na ka përkrahur diku rreth 1 milion euro, edhe deputeti Hajdar Beqa ka qenë i angazhuar tërë kohën. Falënderoj edhe Komunën e Gjakovës që më ka mbështetur me 750 mijë euro për realizimin e këtij projekti pasi qe ka qenë një projekt i fuqishëm”, tha Ahmeti.
Ndërsa Fatos Koci, anëtar i Bordit të kësaj ndërmarrje, tha se me në fund po arrihet të bëhet realitet kjo ëndërr e kamotshme e banorëve të kësaj ane. Ndër tjera ai tha se do jenë konsumatorët, ata të cilët do të flasin për cilësinë e ujit që do ta konsumojnë tani e tuje. Ai shtoi se përfundimet për këtë projekt janë drejt përfundimit.
“Janë 9 kaskada, të cilat do të vendosen, të gjitha kanë përfunduar vetëm kaskada e 9-të, rrjetat janë lëshuar, ka mbetur vetëm stacioni i gypave të montohet, besoj qe kualiteti do të jetë i klasës së parë”, tha ndër tjera Koci.
Për realizimin e këtij projekti është dashur që të hapet rruga për herë të parë prej 10 km. Drejtuesit e këtij projekti dhe të ndërmarrjes KRU “Gjakova – Radoniqi”, bëjnë apel tek qytetarët që të mos ta keqpërdorin dhe të mos e dëmtojnë ambientin duke e shfrytëzuar për përfitime personale. Vlera e projektit për përfundimin e ujësjellësit për 31 fshatra të kësaj zone është 2.17 milionë euro, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025