LAJMI I FUNDIT:

​Propaganda xhihadiste vazhdon t’i shfrytëzojë rrjetet sociale

​Propaganda xhihadiste vazhdon t’i shfrytëzojë rrjetet sociale

Grupet ekstremiste ende vazhdojnë të zhvillojnë propagandën e tyre në internet, pavarësisht përpjekjeve të “Facebook”, “Twitter” dhe “YouTube” për të fshirë këto përmbajtje nga platformat e tyre, deklaroi sot një komision senatorësh amerikanë.

Nga ana tjetër, theksojnë senatorët e Komisionit të Tregtisë gjatë një dëgjese, “grupi Shteti Islamik, Al Kaeda dhe lëvizje të tjera ekstremiste kanë përshtatur metodat e tyre duke përdorur robotë që të anashkalojnë inteligjencën artificiale dhe algoritmet mbi të cilat mbështeten shumë gjigantë amerikanë të rrjeteve sociale”.

Madje ata janë kthyer drejt platformave më të vogla ose aplikacioneve të mesazheve të kriptuara si “Telegram”, “Reddit” apo “WhatsApp”, ndonëse këto nuk ofrojnë asnjë qasje për publikun e gjerë.


“Tre kompanitë janë të ftuar që të shprehen mbi strategjinë e tyre, kryesisht mbi çështjen e anonimatit që, ndonëse i shërben opozitarëve të dënojnë regjimet represive, i shërben gjithashtu xhihadistëve për të zhvilluar lirshëm propagandën e tyre”, u shprehën senatorët.

“Këto platforma kanë krijuar një mënyrë të re dhe jashtëzakonisht efikase për aktorët keqbërës që të sulmojnë dhe të dëmtojnë”, kritikoi senatori Ben Nelson duke shtuar se përpjekjet e bëra nga tre sipërmarrjet janë të pamjaftueshme.

Megjithatë, “YouTube”, ka theksuar një prej drejtueseve, Juniper Downs, “fshin automatikisht 98 për qind të videove që promovojnë dhunën falë algoritmeve”.

Monika Bickert, një përgjegjësve e “Facebook” mbi kundërterrorizmin, ka garantuar se “në rrjetin më të madh social në botë, 99 për qind e përmbajtjeve të ISIS-it dhe Al Kaedës detektohen dhe fshihen para se sa të sinjalizohen dhe në disa raste, para se të shfaqen drejtpërdrejtë në faqe”.

“Kjo është një lojë mes maces dhe miut dhe ne jemi vazhdimisht duke u përshtatur”, ka pranuar nga ana e tij Carlos Monje, një drejtor i “Twitter”.

Për Clint Watts, studiues për përdorimin e internetit nga grupet terroriste në institutin “Foreign Policy”, “rrjetet sociale vazhdojnë të munden kryesisht sepse bazohen shumë në detektimin teknik”.

“Inteligjenca artificiale dhe mësimi automatik do të ndihmojnë shumë në eleminimin e aktivitetit keqbërës, por në një të ardhme të afërt, do të dështojnë në detektimin e mesazheve të një natyre të re”, vlerëson Watts. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori