Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar sonte para qytetarëve të Vushtrrisë se është koha për fillimin e epokës së globalizimit si formë e zhvillimit ekonomik, që sot dominon botën dhe krijon vende pune, si dhe mënyra më e mirë e punësimit, përmes formës të cilën e quajti industri të shërbimeve.
Ai gjatë shpalosjes së programit dhe vizionit të partisë së tij, tha se në këto dy shtylla koncentrohet programi i AKR-së, në mënyrë që ekonomia e Kosovës të bëhet sa më shpejtë pjesë e ekonomisë globale.
“Nëse flasim për punësimin, punësim nuk do të mund t’ju garantoj më asnjë fabrikë që hapet atje ose kudo, por vetëm mënyra e re, mënyra moderne e ekonomisë të cilën Kosova absolutisht duhet ta fillojë, sepse tani është koha. E kam fjalën për fillimin e erës së globalizimit. Globalizmi sot dominon botën dhe krijon vende pune, mundësi punësimi, mundësi për ngritjen e zhvillimit ekonomik, standardit jetësor dhe vetëdijes së njerëzve etj. Dhe këtu programi i AKR-së edhe koncentrohet. Në dy shtylla, që ta kthejmë ekonominë e Kosovës sa më shpejtë që ajo të jetë pjesë e ekonomisë globale… Është shtylla tjetër e punësimit, që unë e quaj industria e shërbimeve. Shteti ynë është shtet ideal, rinia jonë është numërore dhe aktive, është e gatshme t’i hyjë edhe kësaj sfide dhe të jap shërbime globale për kompanitë globale”, tha ai.
Duke premtuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejtë, Pacolli ka apeluar tek rinia që mos ta braktisin vendin e tyre, por të qëndrojë në Kosovë. Lideri i AKR-së nuk e la pa përmendur edhe me këtë rast ish nënkryetarin e kësaj partie, Agim Bahtirin, për të cilin tha se nuk do t’ia falë kurrë gënjeshtrat.
“Ai njeri ka ardhur tek unë në ora 02:00 të natës, më ka zgjuar nga gjumi, unë me duar të mia i kam dhënë bukë në shtëpinë time, ka ardhur kur ka dashtë në shtëpinë time, e ka pasur të hapur gjithmonë. Nuk ia bëj hallall asnjëherë, sepse ai para dy dite ka thënë se në shtëpinë time ai ka parë harta për ndarjen e Kosovës. Turp i qoftë, ka gënjyer sa është i madh. Edhe është turp për një burrë, i cili vjen e hanë bukën e dikujt dhe e përbuzë atë, Zoti e marroftë për gënjeshtrat e tij që i ka bërë”, ka thënë Pacolli.
Arta Haxhaj, nënkryetare e AKR-së në Vushtrri, njëherësh anëtare e kryesisë qendrore, e ka quajtur Pacollin humanist, me vlera njerëzore e morale, me sukseset e të cilit krenohet mbarë shqiptaria. Sipas saj, kjo ka ndikuar që AKR në Vushtrri të tregojë më shumë përkushtim, punë dhe mobilizim.
“AKR në Vushtrri gjithmonë ka treguar përkushtim, punë dhe mobilizim. Kjo jo vetëm që ka rezultuar me një rritje vote në zgjedhjet e fundit, por edhe në rritjen e motivimit tonë për punë në këto zgjedhje dhe zgjedhjet e ardhshme. Faleminderit mbështetësve tanë, atyre që na qëndruan besnikë dhe vazhdojnë të besojnë presidentin Pacolli si lider, dhe programin e AKR-së, ata të cilët zgjodhën të shkojnë pas një humanisti, një personi me vlera njerëzore e morale, dhe me sukseset e të cilit krenohet e gjithë shqiptaria”, tha ajo.
Ajo përmendi disa kërkesa, për të cilat tha se janë për një mirëqenie dhe perspektivë më të mirë për Vushtrrinë dhe qytetarët e saj, në mesin e të cilave edhe kolektorin e ujërave të zeza dhe pastrimin e lumit Sitnica, përfundimin e fizibilitetit dhe projektin e ngrohtores së qytetit, si dhe të ngjashme.
Pacolli ka vizituar edhe banorët e fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku u prit në mënyrë madhështore dhe mori përkrahje të fuqishme nga banorët e këtushëm, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre
Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren
"Vuçiq në burg", qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad
Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit
Rusia pësoi sulmin më masiv me dron në vitin 2025
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë