Të gjithë ne kemi reagime të ndryshme ndaj disa zhurmave irrituese, kur përshembull dikush ha thonjtë e tij apo përtyp çamçakiz. Por ka persona që në kuptimin e plot të fjalës ndjejnë dëshirën për t’i goditur me grusht ata që përtypin, pinë apo marrin frymë me zhurmë. Kësaj gjendjeje i është vënë emri mizofoni.
Një studim i fundit ka zbuluar se e ka origjinën në trurin njerëzor. Duke përdorur pamjet e rezonancës magnetike, kërkuesit e Universitetit Nju Kestël në Britani, vëzhguan aktivitetin e trurit të mizofonikëve ndërsa ata dëgjonin tinguj neutrale, si shiu, tinguj të pakëndshme, si e qara e një fëmijë, dhe tingujt për ta acarues si të ngrënit, frymëmarrja, të përtypurit apo të pirët.
Kur mizofonikët dëgjonin tingujt e fundit, rritej tej normave aktiviteti i kores së përparme të trurit, që është edhe pjesa e trurit që përpunon emocionet. Kërkuesit gjithashtu zbuluan diçka që të gjithë mizofonikët kishin të përbashkët, një lidhje anormale funksionale në ato pjesë të trurit që shoqëroheshin me kujtesën.
Mendohet se mizofonia mund të jetë e lidhur me pjesëza të shkuara të kujtesës. Njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje kanë patur eksperienca të këqija, u shpreh për Nju Jork Tajms një nga studiuesit e Institutit të Neuroshkences në Universitetin Nju Kestël.
Pra mizofonia nuk është thjesht një bezdisje. Njerëzit që vuajnë nga ajo përjetojnë zemërim dhe ankth që mund t’i çojnë ata që të largohen nga dhoma ku ka zhurma, të shmangin vendet e populluara apo të arrijnë deri aty sa të lënë edhe punën për shkak të tingujve irritues. Kjo është një hapësirë e re kërkimi për neuroshkencetarët, dhe ky studim tregon se mizofonia është një çështje neurologjike. Ekziston mundësia që një studim i mëtejshëm për të do t’u japi zgjidhje reagimeve të dhunshme të personave që bezdisen jashtëmase nga ata që pertypen me gojë të hapur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës