LAJMI I FUNDIT:

​McLaren Speedtail arrin 100 kilometra në orë për dy sekonda (Foto)

​McLaren Speedtail arrin 100 kilometra në orë për dy sekonda (Foto)

Spekulohet se McLaren Speedtail mund të arrijë 100 kilometra në orë për vetëm dy sekonda.

Ky model është pasues shpirtëror i F1 legjendar dhe është “Hyper-GT” i parë në botë.

Sipas SupercarBlogreports, Speedtail është më i shpejtë për 0,5 sekonda se sa Bugatti Chiron.


Vetura ka motor të avancuar twin-turbo 4.0 V8, i cili ndodhet në  McLaren 720S, dhe përveç tij Speedtail do të ketë të paktën një elektromotor si ndihmës.

Fuqia e përgjithshme e këtij sistemi hibrid ende nuk dihet, por pritet të jetë gjithsesi më shumë se 1.000 kuaj fuqi.

Premiera zyrtare e McLaren Speedtail është paralajmëruar për 12 tetor dhe prodhuesi britanik do të prodhojë vetëm 106 njësi. Automobili ka çmim prej rreth 2 milionë dollarësh. /kp/Telegrafi/