LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi miratoi Ligjin për veteranët UÇK-së

​Kuvendi miratoi Ligjin për veteranët UÇK-së

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, sonte kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime, pro kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58 deputetë. Në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 deputetë votuan për, 8 ishin kundër dhe 11 abstenuan, raporton KosovaPress.

Pasi paraprakisht kaluan nëpër votim të gjitha amendamentet e propozuara nga deputetët, i pakënaqur me rrjedhën e  votimit, deputeti i LDK-së, Anton Quni kërkoi që të rikthehet për miratim amendamenti 7, ku parashihet futja në Ligj e punës dhe aktivitetit luftarak të ish Ministrisë së Mbrojtjes.


“E lus kryeministrin tim, i cili në kohë lufte ka qenë homolog me ministrin e Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi, që të deklarohet për këtë”, tha ai.

Deputeti Rrustem Berisha nga AAK, kërkoi të mos behet përçarje mes veteranëve. “Enkas kam ardhur për ta përkrahur amendamentin e Anton Qunit, pasi unë kam qenë komandant i betejës së Koshares, kjo formë si po e votoni ka me përça faktorin ushtarak”.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa theksoi se qasja e ndryshimit të këtij ligji ka qenë kërkesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kërkoi që në një të ardhme të afërt të ulën dhe ta ndryshojnë ligjin aty ku ka nevojë.

Por një pjesë e deputetëve të LDK-së të pakënaqur që nuk u përfshi në Ligj propozimi i Qunit, nuk morën pjesë farë ne votim, duke dështuar votimin e këtij projektligji. U deshtë deklarimi i shefave të grupeve parlamentare që të ketë një votim të dytë, ku pas këtij votimi Projektligji kaloi.

Ndryshe, në shqyrtimin e parë të ndryshimeve të Projektligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, që po ashtu është mbajtur sot, kanë votuar 52 deputetë.

Seanca e shqyrtimit të parë u përshkua me debate të ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, por e veçanta e kësaj seance ishte debati i ashpër mes deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti dhe përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së që ishin në cilësinë e mysafirëve.

Me këtë seancë përfundoi punët sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, kurse sesioni pranveror fillon punimet në javën e tretë të muajt janar.

————————————————————————
Kuvendi vazhdon seancën për Projektligjin e veteranëve të UÇK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca është duke u zhvilluar me votimet e amendamenteve të propozuara nga deputetët.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori