Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi ka thënë se temat e mëdha që i ka Kosova duhet të trajtohen nga të gjithë akterët dhe për këtë duhet të ketë unitet nacional të spektrit politik kosovar.
Në një intervistë për televizionin publik, Kuçi ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës.
“Duhet të ketë ekspertë të mirë vendorë e ndërkombëtarë. Nuk ka zgjidhje pa partneritet ndërkombëtar. Ne duhet t’i bindem ata dhe ata të bindin palën serbe”, ka thënë ai.
Sipas tij, serbët binden kur kanë presion ndërkombëtar. Ai tha se Kushtetuta e Kosovës nuk njeh pushtet të tretë në Kosovë.
Sipas tij tani në Kosovë pas demarkacionit është krijuar një konsensus politik. “Janë pesë apo gjashtë tema të mëdha që janë prodhuar, detyrimisht kushdo që është në qeveri do të merret me ato. Për demarkacionin është çështje e mbyllur. U pat krijuar një psikozë për të. Tani është krijuar një konsensus politik, nuk duhet krijohen iluzione”, është shprehur Kuçi.
Kuçi, ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe sipas tij kjo gjykatë është si rezultat i raportit të Dick Martyt. “Lufta jonë ka qenë luftë çlirimtare dhe ka pasur mbështetje nga NATO. Nga Gjykata do të ketë dëmtim të individëve, do të ketë dëmtim të imazhit të Kosovës”, ka thënë ai.
Për deportimin e gjashtë qytetarëve turq nga Kosova, e që ngjalli shumë reagime, Kuçi ka thënë se duhet të ketë trajtim të procedurave dhe të vendimit politik.
“Kosova duhet të ndërtojë veprimin politik, jo vetëm për këtë rast. Nëse edhe gjykata thotë “po”, vendimi politik mund t’i mbetet ministrit të Drejtësisë. Ka qenë rasti i “Ballistit” në Kroaci, që ishte vendimi politik”, tha ai. Sipas tij këso raste nuk duhet të ketë.
Kuçi ka folur edhe për aktivitetin e tij të tanishëm politik. Ai bëri me dije se ka bashkëpunim të mirë më kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. “Në politikë do të kem rol tjetër, roli im nuk do të jetë rol prioritar dhe i mburojës politike në parti, por do të punojë në krijimin e ideve politike. Do të isha naiv, nëse nuk do të reflektoja”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës