LAJMI I FUNDIT:

​Kreu i diplomacisë britanike bie viktimë e thirrjes telefonike (Audio)

​Kreu i diplomacisë britanike bie viktimë e thirrjes telefonike (Audio)

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, zhvilloi një bisedë telefonike me një mashtrues rus, i cili është shtirur si kryeministri armen, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës, bëri sot të ditur Ministria që ai drejton.

Ministri i Punëve të Jashtme, pasi e kuptoi që ishte një mashtrim, i ka dhënë fund telefonatës.

”E verifikuam dhe u bë menjëherë e ditur se ishte një mashtrim telefonik”, shtoi Ministria.


“Biseda me personin abuzues, i cili dyshohet të ketë lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, zgjati 18 minuta dhe u zhvillua javën e kaluar”, shkruan e përditshmja britanike ”The Guardian”.

Njoftohet se një tjetër shtetas rus ka marrë pjesë në identifikimin e kësaj farse.

Të identifikuar si Alexeï “Lexus” Stoliarov dhe Vladimir “Vovan” Kouznetsov, ata publikuan regjistrimin e bisedës telefonike, ku Boris Johnson e siguron personin nga ana tjetër e telefonit, të cilin e mendon se është kryeministri i ri armen Nikol Pachinian, për mbështetjen e Britanisë së Madhe.

Kreu i diplomacisë diskutoi gjithashtu marrëdhëniet e vështira mes vendit të tij dhe Rusisë.

Kam dyshime që Rusia nuk po distancohet nga veprime të rrezikshme, në një mënyrë apo një tjetër.

“Ne nuk kërkojmë Luftë të Ftohtë, por dëshirojmë të shohim përmirësime në sjelljen e Rusisë”, shtoi ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori