LAJMI I FUNDIT:

​Komandanti i KFOR-it priti ministrin Zharku

​Komandanti i KFOR-it priti ministrin Zharku

Komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, priti sot në një takim në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it ministrin e Infrastrukturës, Lufti Zharku.

Sipas komunikatë së KFOR-it,  gjatë takimit, gjenerali Miglietta dhe ministri Zharku biseduan për situatën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës në Kosovë.

“Ata nxorën në pah rëndësinë e infrastrukturës në Kosovë, si një element i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Ata gjithashtu theksuan që një strukturë e plotë operacionale është qenësore për zbatimin e mandatit të KFOR-it”, thuhet në komunikatë.


Ndërsa, ministri Zharku i shprehu gjeneralit Miglietta mirënjohjen e tij për rolin e paanshëm të KFOR-it në shërbim të stabilitetit në Kosovë.

Njëkohësisht ishte një mundësi për të diskutuar për projektet dhe aktivitetet e përbashkëta që janë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Gjenerali Miglietta mban takime të rregullta me përfaqësues të institucioneve në Kosovë, si pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të KFOR-it ndaj situatës së përgjithshme në rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori